E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi do qelize e tokes shqiptare ka mbajtur patriote dhe heronj

Në orën 10 të paradites, kreu i shtetit shqiptar ishte në Dibër për përkujtuar veprën fisnike të dëshmorëve te kombit dhe të atdheut.

Pas ekzekutimit te himnit kombëtar nga fanfara muzikore e qytetit Presidenti i Republikës vendosi një kurorë me lule ne shenjë respekti për të përkujtuar dhe nderuar veprën patriotike të dëshmorëve të Atdheut.

Kurora me lule u vendosën edhe nga ana e kryetarit te Bashkisë Peshkopi, Prefekturës dhe Komitetit të veteranëve të LANÇ-it.

Më pas, kreu i shtetit shqiptar u shpreh për mediat se ka ardhur në këtë ditë të shënuar në Dibër për të përkujtuar veprën fisnike të dëshmorëve të kombit dhe Atdheut .

“Çdo qelizë e tokës shqiptare ka mbajtur patriote dhe heronj dhe në rast se kemi ruajtur identitetin tonë e kemi ruajtur në saje te veprës fisnike dhe patriotizmit të dëshmorëve të kombit dhe Atdheut”, tha ai.

Duke vazhduar, presidenti Topi vlerësoi kontributin e veçantë të patriotëve shqiptarë duke i bërë njëkohësisht apel brezit të ri për të njohur dhe vlerësuar historinë e Shqipërisë, për te respektuar dhe nderuar kujtimin e dëshmorëve që të vazhdojnë të studiojnë , të jenë të aftë për të qenë qytetarë të Evropës.

Më pas, kreu i shtetit shqiptar vijoi vizitat e tij në familjet e dëshmorëve të atdheut Irfan Hajrullai, Nazmi Rushiti, Hamza Sali Shehu dhe Tafil Shehu, pushkatuar nga gjermanët në kampin famëkeq të Prishtinës, heronj këta, që nuk u njohën kurrë nga rrëgjimi komunist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›