E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha premton Permiresim te kushteve per gjimnazistet e Tiranes

Lulzim Basha ishte i ftuar sot në një festë të nje grupi maturantësh në Tiranë.

Kandidati për kryebashkiak, i garantoi ata se në politikat e tij do të mbështesë arsimimin e te rinjve duke i ofruar edhe mbështetje financiare.
Basha parashikon si fillim, 500 bursa për të rinjtë në pamundësi ekonomike dhe 100 bursa për më të mirët.

Këta maturantë do përfitojnë në nisje të studimeve të larta kartën studentore, dhe në një të ardhme të afërt, ambjente moderne për studim në kampuset universitare.

Ndërsa për gjimnazistët e Tiranës, Basha parashikon përmirësim të kushteve të tyre, ndërtimin e 4 shkollave të mesme, krijimin e ambienteve sportive dhe akses të gjerë në internet.

Gjatë mbrëmjes, Basha u bashkua me të rinjtë në një party të Komunës së Parisit.

Lulzim Basha me projektin e tij për Tiranën ka zgjuar shpresën dhe ëndrrat e çdo grup moshe, por mbi të gjitha, të rinisë që është rreshtuar në krah të tij. Kjo energjinë po përcjell optimizmin e Tiranës Europiane në çdo cep të Kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›