E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli, "Urime Jakup"!

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka derguar nje leter urimi kryetarit te ri te Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqit, per zgjedhjen e tij ne kete detyre te larte e te rendesishme. "Kur flasim per Kosoven, dy kuvendet tone jane ne te njejten vale, rrahin me te njejtin ritem dhe pershkohen nga e njejta fryme e deshire: Pavaresia", shkruan ne letren e saj kryeparlamentarja Topalli. "Kuvendi qe ju do te drejtoni, i dale nga zgjedhjet e lira te 17 nentorit, do te hartoje e miratoje ligjet e shtetit me te ri, qe po jep gjithnje e me shume prova frymezuese te mirefunksionimit te demokracise, te konsolidimit te institucioneve, te projektimit te sigurt si shtet evropian", thote ajo. Topalli i shkruan homologut te saj kosovar, se pavaresia e Kosoves dhe legjitimiteti i saj prej ketij Kuvendi do te kerkoje angazhime madhore ne ndermarrjen e reformave te veshtira per prosperitetin e Kosoves ne te gjitha fushat, ne sigurimin e bashkejeteses me te gjitha pakicat ne Kosove, ne sigurimin e nje bashkeqeverisje me te gjithe grupimet politike dhe etnike, ne permbushjen e standardeve te integrimit euroatlantik, ne sigurimin e nje fqinjesie paqesore dhe dinamike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›