Shtohet dhuna në familje dhe kapen më shumë para krimi
20/01/2012 Analiza e Policisë së Shtetit, situata e krimit
TIRANË- Për një vit në Shqipëri u arrestuan më shumë zyratë të korruptuar, u dhunuan më shumë gra nga burrat, pati më shumë aksidente, por më pak të vdekur prej tyre, u bllokuan më shumë para krimi, u kap më shumë hashash, etj. Një vit të ngjeshur kaloi Policia e Shtetit, ndërsa sektorë të veçantë të saj i japin më tepër kuptim ekzistencës së uniformës blu. Antikrimi Ekonomiko-Fiananciar mbetet padyshim në pararojë të hapave galopante, pasi në 2011-ën konfiskoi 1 miliard e 17 milionë lekë të aseteve kriminale, 2 herë më shumë se në 2010-ën. Në analizën e djeshme vjetore të Policisë së Shtetit u theksua se antikrimi financiar evidentoi 2078 vepra penale dhe kreu 66 operacione, teksa për pastrimin e parave vendosi sekuestro preventive për asete me vlerë rreth 7.5 milionë euro. Për veprat penale të korrupsionit pasiv dhe aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsionit në sektorin privat, korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe korrupsionit ndaj të zgjedhurve të pushtetit vendor janë evidentuar 59 raste me 134 zyrtarë të proceduar penalisht, prej të cilëve 64 të arrestuar dhe 70 hetuar në gjendje të lirë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, tha se drejtim tjetër i rëndësishëm ishte evidentimi dhe ndjekja e krimeve të rënda. Për këtë periudhë janë evidencuar 529 vepra penale kundër personit dhe janë zbuluar 481 ose 91% e tyre. Krahasuar me një vit më parë janë evidencuar 93 vepra penale kundër personit më pak. Janë evidentuar 124 vrasje dhe janë zbuluar 106 prej tyre ose 85%, duke shënuar në këtë mënyrë një rritje të forcës zbuluese me 3% në krahasim me vitin e kaluar. Nga 106 vrasje të zbuluara 70 prej tyre kanë ndodhur për motive të dobëta, 13 për motive pasurore, 5 për motive gjakmarrje dhe 13 për motive të tjera. Evidencat flasin se edhe gjatë vitit 2011 ka rritje në tërësi të krimit në familje. Janë evidentuar 2181 raste të dhunës në familje, ose 183 më shumë se vitin e kaluar. Kjo rritje konstatohet edhe në rritjen e numrit të kërkesë padive për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, ku gjatë këtij viti janë lëshuar 153 kërkesa më shumë se në vitin 2010. Një gjë e tillë rezulton edhe për sa i takon krimit të vrasjes në familje, ku për këtë vit shënohen 29 vrasje nga 21 të tilla të ndodhura gjatë vitit 2010. “Numri i lartë i veprave penale të dhunës në familje tërheq vëmendjen tonë për organizmin e një pune më të mirë parandaluese. Kemi vlerësuar dhe do të vlerësojmë çdo mbështetje nga aktorët dhe agjencitë shtetërore dhe jo shtetërore me synim parandalimin e çdo lloj dhune në familje, si një fenomen negativ dhe zanafillë e krimeve në familje”,-tha Burgaj. Gjatë vitit 2011, janë evidentuar gjithsej 10143 vepra penale të lehta, nga të cilat janë zbuluar 7535 vepra penale ose 74%. Janë evidentuar gjithsej 1034 krime të rënda kundër pronës dhe janë zbuluar 67% e tyre. Vjedhje me dhunë janë evidentuar 166 dhe zbuluar 46% e tyre, Vjedhje me armë janë evidentuar 82 dhe janë zbuluar 56% e tyre dhe vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen 3 të zbuluara. Janë goditur 37 grupe kriminale, të cilët kanë kryer rreth 90 vjedhje me dhunë e me armë, dhe janë arrestuar apo ndaluar 124 autorë. Kështu, është bërë i mundur zbulimi i 298 veprave të ndryshme kriminale të vjetra e të pazbuluara më parë, nga të cilat 7 vrasje, 31 vjedhje me dhunë e armë, etj. Në fushën e trafiqeve të paligjshme janë referuar dhe hetuar 661 vepra penale. Gjatë vitit të kaluar janë evidencuar 653 vepra penale në fushën e drogës. Krahasuar me 2010 është rritur me 22% numri i rasteve të kapjeve të lëndëve narkotike, pasi u kapën 7695 kg hashash dhe 21.4 kg heroinë. Për vitin 2011 evidentohet rritje e numrit të përgjithshëm të aksidenteve me 312 raste më shumë dhe ulje të numrit të aksidenteve me pasoja fatale për jetën me 30 persona më pak se në vitin 2010. Gjatë këtij viti kanë rënë në krye të detyrës 2 punonjës policie dhe janë plagosur 57 të tjerë. Janë kapur 444 persona në kërkim, nga të cilët 39 në kërkim ndërkombëtar. M.Mulla