Topi, “fëmijë i paligjshëm” i Edi Ramës

Pas presidencës, kthimi në politikë i Bamir Topit është një prodhim i kuzhinës së Edi Ramës. Atij i është mbushur mendja se mund të vijë në pushtet vetëm me pjellje politike, por Bamir Topi s’ia kryen dot të gjitha shërbimet, meqenëse është një “fëmijë i paligjshëm” i tij, për shkak se s’mund të shpallet publikisht ortakëria mes të dyve
Edi Rama në të shtunën e dytë radhas, ditë të cilën ai e ka zgjedhur për të shpërndarë editorialet e tij, sërish dje e kishte konsumuar këtë mundësi, për të bërë atë që nuk mund të bëjë Bamir Topi..., d. m. th.:, promovimin e partisë së presidenti në ikje.
Për të shtunën e dytë radhazi, kryetari i PS-së nuk po e fsheh se kthimi në politikë i Bamir Topit, pas presidencës së tij, është një prodhim i kuzhinës së Edi Ramës. Për aq sa nuk ia lejon Kushtetuta, Bamir Topi nuk mund të lëshojë apele politike, për të përndjekurit apo pronarët. Por, Kushtetuta nuk ia ndalon Edi Ramës ta bëjë këtë, sikurse kishte bërë me editorialin e radhës, kur fliste për tradhtinë e PD-së ndaj të përndjekurve e pronarëve dhe servirte Bamir Topin si shpëtimtarin e këtyre shtresave.
Nuk dihet se si është ndjerë, bie fjala Kurt Kola, i cili ndërsa vetëm pak ditë më parë ishte në një tryezën që Edi Rama bëri me të përndjekurit, por që prej dje, kuptoi se këtë shtresë kryetari i PS-së e “bëri dalje”, duke e hedhur në prehrin e presidentit në ikje, kryetarit të partisë në ardhje, Bamir Topit. Do të pranoj apo jo Kurt Kola të “transferohet” si “figurë potenciale” në partinë e Bamir Topit, kjo nuk i lë shumë për të zgjedhur, gjersa prej dje, vendimin për këtë “transfertë” e ka marrë kryetari i PS-së.
Edi Rama vazhdon të shohë ëndrra me pushtet.
Atij i është mbushur mendja se mund të vijë në pushtet vetëm me pjellje politike, të tipit Bamir Topi apo Kreshnik Spahiu. Ose e thënë diçka më ndryshe, sipas tij (Edi Ramës), PD-ja mund të kalojë në opozitë prej Bamir Topit e Kreshnik Spahiut.
Këtu gabon Edi Rama, kur ndryshe mendon, e ndryshe beson.
Ai (Edi Rama) e ka të qartë atë që mendon, se nuk vazhdon të vegjetojë në opozitë, pse bie fjala PS-ja u nda në tresh, prej Petro Koçit apo Gjergji Kojës. Por, me gjithë se këtë nuk e mendon, Edi Rama beson se Petro Koçi apo Gjergj Koja i PD, që mund të korrespondojnë me Bamir Topin e Kreshnik Spahiun, kanë aq forcë sa për ta nxjerrë PD-në opozitë, saqë mund të kenë forcë edhe për të sjellë PS-në në pushtet.
E beson njeri vallë, se PS-ja mund të vijë në pushtet prej Petro Koçit e Gjergj Kojës...?!
Absolutisht jo.
Biles, biles, Bamir Topi ka edhe një antikap të madh, krahasuar me, bie fjala, Petro Koçin e Gjergj Kojën. Sepse, sepse, në qoftë se Petro Koçi e Gjergj Koja, nuk u sponsorizuan nga askush, nga kampi i djathtë, për ët themeluar si “fëmijë të ligjshëm” “tre PS, në rrugën humbur majtas”, ata nuk janë ndaj askujt borxhli.
E kundërta ndodh me Bamir Topin.
Si “asortiment” i kuzhinës së Edi Ramës, apo si pjellë politike e tij (Edi Ramës), Bamir Topi s’ia kryen dot të gjitha shërbimet kryetarit të PS-së.
Si një “fëmijë i paligjshëm” i tij, Bamir Topi nuk mund t’ia kryejë të gjitha shërbimet Edi Ramës, për aq kohë sa ai (Bamir Topi) nuk mund ta shpallë publikisht ortakërinë me atë (Edi Ramën). Një “fëmijë i paligjshëm”, e thënë ndryshe “kopil”, i cili e ka kompleks ta pranojë këtë “status”, gjithmonë do të vazhdojë të jetë i kompleksuar, për aq kohë sa si “pjellë politike e paligjshme (aksidentale)”, ai do të stepet ta pranojë e ta njohë këtë realitet..., duke u zhytur gjithmonë e më shumë në llumin e “të mirave”, që do të tentojë në vazhdim ti ofrojë “babai” politik.