Sulaj ekspozon në Paris
Ekspozita është hapur më 20 janar, në Ateliese An Girard, që është themeluar nga aktorja e njohur franceze e viteve të 50’ dhe 60’a, Daniele Delorme.
Ekspozita e luajt është kuruar nga Marie France Beacourt, dhe në të prezantohen 60 vepra, të cilat paraqesin problemet e mprehta sociale, që janë temat e parapëlqyera të artistit shqiptar.
Emigracioni është tema që shpesh hidhet në tablotë e Agim Sulajt, ndërkaq valixhet e pikturuara nga ai tashmë janë bërë një simbol i kësaj plage. Ndotja e ambientit, humanizmi dhe problem të tjera të ngjashme po ashtu gjejnë pasqyrim në tablotë realiste të tij.
Ndryshe, një artikull të veçantë për këtë ekspozitë është shfaqur edhe në gazetën latine ‘Siglo 21’, e cila botohet në Boston të Amerikës, ku gazetari, Francisco Punal Suares, merret me humanizmin në veprat e Sulajt.
Agim Sulaj, i cili ka shumë vite që jeton dhe punon në Itali, ka ekspozuar në shumë vende të botës, por edhe është nderuar me shumë shpërblime. Kohëve të fundit më shumë i është përkushtuar karikaturës, duke u bërë një prej artistëve që e filloi këtë zhanër te ‘Hosteni’, megjithëse këtë zhanër e vazhdon edhe sot.
Ekspozita e Sulajt në Paris do të qëndrojë e hapur deri më 12 mars.