E Shtunë, 31 Tetor 2026

CL, Shaf: “Një nga sukseset më të bukura”

Tomas Shaf, trajneri i Verder Bremenit, është duke i përjetuar fort emocionet pas fitores së ekipit të tij kundër Realit të Madridit (3-2). Një rezultat që komplikon jo pak situatën në grupin C të Ligës së Kampioneve, ku të katër ekipet e këtij grupi kanë mundësi matematike për të avancuar më tej. "Është një nga sukseset më të bukura në Europë dhe në historinë e klubit. Tashmë jemi duke menduar për ndeshjen kundër Olimpiakosit për të siguruar edhe biletën tonë për një të tetat e finaleve", - u shpreh Shaf për mediat gjermane. Bashkëpatrioti i tij në stolin e Realit të Madridit, Bernd Shuster, nuk ndihet shumë i shqetëruar: "Nuk kam pse të vë shumë merak, ndeshjen e fundit (kundër Lacios) e luajmë në shtëpi, ky është një avantazh dhe ne na mjafton edhe një barazim për të kaluar në një të tetat e finaleve. Gjithsesi, ne do të luajmë për të fituar".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›