E Shtunë, 31 Tetor 2026

Triller informativ me nje deputet te PD-se

Shperndahet nje email i rreme per largimin e Paluces

Largimi i Paulin Sterkaj nga grupi parlamentar i PD-se solli dje provokime dhe dizinformacion ne lidhje me kalimin e deputeteve te tjere te PD-se ne radhet e opozites. Keshtu pak ore pasi Sterkaj u largua nga grupi parlamentar i PD-se nje email iu shpernda te gjithe gazetareve ne te cilen nje deputet i PD-se Ndue Paluca deklaron se kishte dhene doreheqjen nga grupi parlamentar i PD-se per te qene i pavarur. Ne kete email theksohej se arsyet e largimit lidheshin me faktin se ai nuk ishte i kenaqur dhe i lire brenda grupit parlamentar te PD-se dhe per kete arsye kerkonte shkeputjen. Por pas disa minutash konfuzioni mes gazetareve per vertetesine e ketij lajmi erdhi edhe reagimi i Partise Demokratike i cili e hidhte poshte vertetesine e tij. Sipas PD ky email ishte i sajuar nga PS per te krijuar konfuzion. Po keshtu te njejten gje perseriti edhe vete deputeti i Pukes Ndue Paluca. Une nuk ia jap voten time Edi Rames theksoi deputeti i PD-se ne nje prononcim per gazeten Shqip.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›