Kryetari lepur tentoi te eklipsoje gjestin antishqiptar duke trilluar rreth emrit tim
Reagon deputeti Ndue Paluca
Nje email i shperndare nga nje adrese elektronike e falsifikuar se deputeti Ndue Paluca eshte larguar nga grupi parlamentar i Partise Demokratike ka rezultuar si pjesa e radhes e demagogjise se turpshme te Partise Socialiste pas sabotimit te ligjit per Gjykaten Administrative. Ka qene vete deputeti i PD-se per qarkun e Shkodres Ndue Paluca i cili ka hedhur poshte sajesen e artikuluar ne menyre dashakeqe nga njerezit e Edi Rames. Hedh poshte me neveri trillimin rreth emrit tim te dale nga zyrat e kryetarit te lepurit si nje perpelitje per te eklipsuar gjestin e tij te poshter te pabese e antikombetar te refuzimit te kerkeses permanente te shqiptareve dhe te SHBA per ngritjen e Gjykates Administrative. Falsifikimi me email-e te dala nga zyra e leprit rreth emrit tim nuk mund ta fshije kete turp u shpreh deputeti Paloca.
Ai konfirmoi se do te vazhdoje te jete ne mbeshtetje te progresit reformator te qeverise Berisha si dhe ne kohezion te qarte me elektoratin demokrat pukjan te cilet e kane atribuuar si perfaqesuesin e tyre ne Kuvend. Une jam dhe do te mbetem perfaqesues i popullit demokrat pukian te cilet me kane sjelle ne Kuvend per te mbeshtetur reformat e qeverise te Kryeministrit Sali Berisha. Nuk shitem dhe nuk blihem me 20 qe dalin nga zyra e Edvin Leprit tha me tej ai.
Deputeti i Partise Demokratike paralajmeron gjithashtu se per falsifikimin ne fjale do ti drejtohet organeve te drejtesise.