Banka Islamike interes për investime në infrastrukturë
Banka Islamike për Zhvillim do ta ndihmojë qeverinë shqiptare për ndërtimin e rrugëve, në energjetikë dhe projektet e gazësjellsëve transnacionale. Lajmi është bërë i ditur gjatë ditës së djeshme në takimin mes Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe zv/presidentit të Bankës islamike për Zhvillim, Birama Sidibe.
“Jemi krenarë që jemi partnerë me një vend si Shqipëria” u shpreh ai gjatë takimit me kryeparlamentaren Topalli. Bashkëpunimi me Shqipërinë, tha Sidibe është një model edhe për vendet e tjera. “Jemi shumë të kënaqur që kemi realizuar një sërë projektesh shumë të rëndësishme por mbi të gjitha shumë të suksesshme.
Ju përgëzoj për rritjen pozitive ekonomike, për zhvillimin ekonomik në përgjithësi dhe për arritjet e jashtëzakonshme të këtyre viteve”, u shpreh ai. Kryetarja e Kuvendit falënderoi zv/presidentin e bankës islamike për zhvillim për gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin që kjo bankë ka ofruar në realizimin e shumë projekteve në infrastrukturë, rrugë, e sektorë të tjerë. Ajo tha se”Shqipëria po jeton momente shumë të mira të zhvillimit ekonomik dhe është ndër pak vende në botë me rritje pozitive. Ky vend ofron potenciale të mëdha dhe mbi të gjitha një klimë shumë të favorshme për një biznes të sigurt për investitorët e huaj”.
#