E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naço: Privatizimi i Albpetrol i domosdoshëm

 Ministri i Ekonomisë, Nasip Naço, sqaroi para deputetëve, të ardhurat që do të vijnë nga shitja e kësaj kompanie dhe format e strukturimit të saj.

“Nga shitja 100% e aksione nuk do të merren të ardhura në buxhet vetëm nga shitja e kompanisë, por edhe nga taksat për hidrokarburet.”, theksoi Naço. Sipas tij, deri më tani fondet që shkojnë për këtë kompani janë vetëm për pagat e 4 mijë punëtorëve. Ai shtoi se nga privatizimi nuk do të dalin në rrugë punëtorët.

“Në ligj është parashikuar edhe se si do të bëhet trajtimit i punëtorëve, ku do të nënshkruhen kontratat e përbashkëta”, shtoi më tej. Opozita e ka kundërshtuar privatizimin e kësaj kompanie, duke kërkuar dhënien e saj me koncencion. Deputeti Erion Braçe, u interesua për fatin e marrëveshjeve së hidrokarbureve pas privatizimit të Albpetrol.

                                                                                             2011-12-15 11:15
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›