Topi kthen mbrapsht ligjin për kompensimin e pronave
Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare nga presidenca, ku bashkë me kthimin e ligjit për shqyrtim në Parlament, jepen edhe arsyet se pse kreu i shtetit nuk ka dekretuar atë ligj, duke nënvizuar se ai cenon Kushtetutën e vendit.
“E shqyrtova me vëmendje këtë ligj dhe jam i ndërgjegjshëm për problematikën, dimensionin dhe rëndësinë që ka ky ligj. Vlerësoj se e drejta e pronës dhe e gëzimit të saj është një nga kolonat bazë të funksionimit normal të një shoqërie demokratike dhe se garantimi i saj do të konsolidonte zhvillimin e shoqërisë shqiptare”, thuhet në njoftimin e shpërndarë sot.
Më tej “Por, me qëllim që zgjidhja e ofruar të jetë sa më pranë standardeve të të drejtave të njeriut dhe atyre kushtetuese, vendosa ta kthej ligjin edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, për shkakun se gjykoj se ka vend të rishikohet, si për sa i përket kushtetushmërisë së tij, por edhe për ta bërë atë efektiv dhe të zbatueshëm”.
Më poshtë po japim të plotë sqarimin e dhënë nga kreu i shtetit.
Vlerësoj se rregullimi ligjor që propozohet vjen ndesh me Kushtetutën e Republikës, preambulën e saj dhe nenet 4, 41, 132 dhe 181 të saj. është detyrë e Kuvendit, sipas Kushtetutës, të nxjerrë ligje për rregullimin e drejtë të çështjes së pronës, të shpronësuar dhe konfiskuar padrejtësisht nga regjimi komunist. është parim kushtetues që neni 41 ka vënë lidhur me të drejtën e pronës private, e cila mbrohet prej Kushtetutës.
Kushtetuta detyron Kuvendin e Shqipërisë dhe më tej të gjitha strukturat e shtetit që të bëjnë rregullime ligjore për të garantuar të drejtën e pronës private dhe të bëjnë të mundur që pronarit të shpronësuar dhe konfiskuar t’i kthehet prona plotësisht dhe në pamundësi të kompensohet në mënyrë të plotë dhe të drejtë për pronën e tij.
Gjithashtu, Kushtetuta ka përcaktuar se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë shtetërore, duke garantuar kështu një nga parimet bazë të shtetit të së drejtës, atë të sigurisë juridike. Ndërsa, ajo që propozohet me ligjin e ardhur për shpallje nuk është në përputhje me këtë vullnet kushtetues, por në kundërshtim me të.
Duke i dhënë mundësinë A.K.K.P-së të rishikojë vendime të ish-komisioneve për kthimin dhe kompensimin e pronave dhe për më tepër edhe t’i shfuqizojë ato, i heq pronarit mundësinë e të gëzuarit të pronës së tij i qetë dhe sigurt për një të drejtë të fituar në përputhje me normat kushtetutese dhe ligjore. Pra, rregullimi ligjor i propozuar cënon parimin e sigurisë juridike, parim ky i përshkruar në nenin 4 të Kushtetutës. Ky rregullim i ri ligjor, njëkohësisht, shkel detyrimin që shteti ynë ka në përputhje me nenin 1, të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe me jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, ku Shqipëria është përballur në një numër rastesh për respektimin e tyre, sipas së cilës e drejta e pronës nënkupton jo vetëm njohjen dhe garantimin e saj, por, edhe detyrimin e shtetit që në rast të pamundësisë së përmirësimit të standartit të mbrojtjes së pronës apo të drejtave të fituara, së paku, të ruajë standartin e krijuar dhe të ofrojë siguri për ruajtjen e tij.
Gjykata jonë Kushtetuese, në vendimin e saj. nr. 27, date 26.05.2010 ka vlerësuar nëse janë në përputhje me Kushtetutën ose jo rregullimet ligjore të bëra në ligjin nr. 10207 datë 23.12.2009 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9235 datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” të ndryshuar”, të cilat i jepnin kompetencë drejtorit të A.K.K.P-së të merrte në shqyrtim vendimet e ish-K.K.K.P-ve. Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese është shprehur se:
“legjislatori e pajisi procesin e kthimit dhe kompensimit të pronës me garanci, në mënyrë që të drejtat e shtetasve të kishin një mbrojtje maksimale. Procesi rregullohej nga nje ent, i cili nuk ishte i përfshirë në piramidën e ekzekutivit, por ishte i organizuar në qendër dhe në bazë, ndërsa drejtuesit e këtij institucioni emëroheshin direkt nga Kuvendi. Pikërisht, kjo është dhe arsyeja se përse Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në çështjen Driza kundër Shqipërisë, i ka konsideruar KKKP-të organe të pavarura. Në këtë kuptim, zbatimi, nga një organ administrativ si AKKP-ja, i parimeve të revokimit dhe shfuqizimit të akteve të ish KKKP-ve, është i pabazuar…. Drejtori i AKKP-së është një organ në vartësi të Këshillit të Ministrave dhe në këtë kuptim, vendimi i marrë prej tij për të ndërhyrë në interesa civile të shtetasve, në kuptim të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut është i pajustifikuar”.
Gjithashtu, në këtë vendim Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se:
“E drejta e një personi për t’u njohur pronar i një sendi rregullohet nga Kodi Civil, si rrjedhim Gjykata çmon se jemi jashtë fushës së veprimit të së drejtës publike, e cila rregullon veprimet e organeve shtetërore në mbrojtje të interesave publike… Në këto kushte, kur një person vinte në lëvizje me kërkesë KKKP-në, kjo kërkesë ishte e barazvlefshme si të ishte bërë para gjykatës dhe vendimi i KKK-së ishte në gjendje që të krijonte te individi të njëjtën pritshmëri që krijon një vendim gjyqësor i cili i njeh individit pronësinë mbi një send.
Në këtë përfundim ka arritur edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në çështjen Viasu kundër Rumanisë, Ramadhi apo Hamzaraj kundër Shqipërisë, duke barazuar vendimin e KKKP-së, me një vendim gjyqësor, i cili krijon pritshmërinë e ligjshme të individit se ose do të vihet në posedim të pronës ose do të dëmshpërblehet”
Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese konsideroi edhe parimin e sigurisë juridike, duke u shprehur se ai:
“është një nga parimet bazë të shtetit të së drejtës dhe ka si qëllim të garantoje shtetasit se një marrëdhënie juridike e përcaktuar nga një vendim i formës së prerë është e pandryshueshme.”
Gjykata u shpreh, gjithashtu, se: “vendimet e A.K.K.P-së për të shfuqizuar vendimet e K.K.K.P-ve, përbëjnë cënim të parimit të sigurisë juridike. Vendimi i KKKP-së, i cili nuk është ankimuar brenda afateve ligjore merr formën e prerë. Këtë qëndrim ka mbajtuar edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, në çështjen Ramadhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë, duke cilësuar vendimet e paankimuara të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave si “të formës së prerë dhe të ekzekutueshme”.
Rregullimet e bëra në ligjin e ardhur për shpallje janë, në thelb, të njëjta me ligjin e marrë në shqyrtim dhe të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e sipërcituar. Arsyetimi dhe vendimi i dhënë nga Gjykata Kushtetuese janë qartazi të referueshme për rregullimet e ligjit të ri.
Vlerësoj se, jo vetëm për shkak të mospërputhshmërisë së ligjit me Kushtetutën, vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe sepse neni 132 i Kushtetutës ka përcaktuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese kanë fuqi detyruese të përgjithshme dhe janë përfundimtare, ligji i ardhur për shpallje ka nevojë për rishikim.