Vrasja në Himarë, shoqërohen 7 persona, në kërkim i teti
Në prangat e policisë kanë rënë shtetasit, Aleksandër Lavdosh Gjokaj, 21 vjeç, -Bledar Engjëll Meminaj, 22 vjeç, Andi Petrit Kotorri , 25 vjeç, Juxhin Mentor Mustafaraj, 23 vjeç, Dijon Gjolek Bushi, 19 vjeç, Fabjon Fatosh Jahaj, 21 vjeç, Endrit Zeqir Salataj, 22 vjeç, të gjithë të pa dënuar më parë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe një person i tetë, Ilir Muka. Arrestimi i këtyre shtetasve dhe shpallja në kërkim e shtetasit Ilir Muka, është bërë pasi ata akuzohen si autorë të veprave penale të “Vrasjes me dashje” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.
Në datë 12.08.2010, rreth orës 22.00, shtetasit Aleksander Gjokaj, Bledar Meminaj, Andi Kotorri dhe Juxhin Mustafaraj, teksa udhëtonin me një mjet tip Audi, me ngjyrë gri, me targa të shtetit anglez, me drejtues mjeti shtetasin Ilir Muka, në aksin rrugor Himarë (Qytet)- Himarë (fshat), pas një debati me fjalë për motive banale me shtetasin Aristidh Guma, banor i fshatit Himarë, i cili po udhëtonte me motoçikletë në të njëjtën rrugë, ne vendin e quajtur “Avli”, e kanë goditur atë me automjetin e tyre duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje ata janë larguar dhe janë fshehur në vendin “Përroi i Vishës”, ku i kanë telefonuar tre shokëve të tyre, shtetasit Endrit Salataj, Dijon Bushi dhe Fabjon Jahaj, të cilët udhëtonin pas tyre në momentin e ngjarjes.
Këta të tre shtetas, kanë marrë shtetasin Ilir Mukaj dhe janë larguar për në drejtim te Jalës me qëllim fshehjen e tij. Strukturat e Policisë së Shtetit vazhdojnë punën në mënyrë intensive për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, Ilir Muka.