Shqipëria 80 mijë € për përmbytjet në Pakistan
Shuma e caktuar erdhi për shkak të fatkeqësive natyrore që kanë pasur dy vendet javët e fundit.
Në bazë të vendimit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, parashikohet që Ministrisë së Financave, në buxhetin e vitit 2010, t’i shtohet fondi prej 80 000 (tetëdhjetë mijë) eurosh, kundërvlera në lekë, për dhënie ndihme financiare, për përballimin e pasojave të shkaktuara nga përmbytjet.
Një pjesë e kësaj shume do të shkojë për Moldavinë, përkatësisht 30 mijë euro dhe pjesa tjetër për Pakistanin. Sipas vendimit, ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.