E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prefekti i Fierit jep doreheqjen LSI mban postin

Rokada Ende asgje zyrtare por te gjithe e dine emrin e pasardhesit

Jep doreheqjen nga detyra prefekti i Qarkut te Fierit Bujar Hasaj. Ne nje komunikim per mediat te mbajtur pasditen e djeshme rreth ores 15.30 prefekti i Fierit Bujar Hasaj ka bere me dije doreheqjen e tij drejtuar Kryeministrit te vendit Sali Berisha. Nderkaq Hasa ka theksuar se doreheqja eshte e parevokueshme edhe nese nuk do te pranohej nga kreu i ekzekutivit. Por ai nuk ka dhene shume detaje rreth motivit te kesaj doreheqjeje. Doreheqja ime eshte e parevokueshme dhe per motive personale tha Hasaj ndersa falenderoi Kryeministrin kreret e institucioneve vendore si dhe gjithe institucionet me te cilat kane bashkepunuar. Nderkaq pritet qe diten e sotme te prezantohet prefekti i ri i Qarkut te Fierit qe nga burime te gazetes mesohet ti perkase po te njejtes force politike LSI-se i cili eshte Robert Bitri nje biznesmen i njohur ne qytet. Perpara se te emerohej prefekt i Fierit Hasaj ishte sekretar politik i qarkut per LSI-ne. Gjate periudhes se drejtimit te Prefektures qe prej 28 tetorit 2009 ne Qarkun e Fierit jane menaxhuar prej ketij institucioni disa ngjarje emergjente si permbytjet e Vjoses ne nentor e dhjetor 2009 aksidenti i autobusit te linjes Tirane-Athine ku humben jeten nente persona dhe djegia e depozitave te karburantit ne periferi te qytetit te Fierit. Por ajo qe do te qendroje me shume ne kujtesen e te gjitheve eshte konflikti per zoterimin e keshillit te ketij qarku ku vete Hasaj ishte nje nga aktoret kryesore te kesaj beteje politike e gjyqesore mes te djathtes dhe te majtes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›