E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gaci Te shfuqizohet moratoriumi i skafeve

Deputeti i PS-se harton nismen qe perkrahet nga grupi parlamentar

Partia Socialiste pritet te kerkoje zyrtarisht me ane te nje amendamenti heqjen e moratoriumit te skafeve dhe lejimin e levizjes se mjeteve motorike ujore. Nisma eshte marre nga deputeti socialist Artan Gaci dhe ka marre aprovimin e gjithe grupit parlamentar te PS-se gjate mbledhjes se djeshme. Deputeti Gaci ka argumentuar kete nisme duke iu kundervene draftit te pergatitur nga qeveria per shfrytezimin e porteve turistike. Sipas Gacit nuk mund te jepen koncesione ndaj operatoreve turistike pa iu dhene te drejten qytetareve shqiptare qe te levizin ne hapesiren bregdetare dhe per ta zhbllokuar kete treg. Deputeti Artan Gaci u shpreh se Shqiperia dhe Koreja e Veriut jane te vetmet shtete ne bote qe ua ndalojne qytetareve levizjen me mjete motorike ne dete lumenj apo liqene. Ne seancen e javes se ardhshme te Kuvendit pritet te kete debate ku Partia Socialiste do te paraqese draftin e hartuar qe shfuqizon moratoriumin e skafeve. Ne fakt nisma e deputetit Artan Gaci eshte pergatitur menjehere sapo qeveria ka depozituar draftin per portet turistike perkatesisht qe nga data 21 janar. Opozita ka shprehur qendrimin e saj te hershem qe nuk eshte ndalimi i perdorimit te mjeteve lundruese mjeti qe do te ndaloje trafiqet njerezore nepermjet rruges detare por nje vullnet politik dhe angazhim maksimal i qeverise per te luftuar krimin e organizuar. Socialistet e konsiderojne si antikushtetues moratoriumin e skafeve ndaj kur ai u miratua ne Kuvend i kerkuan Presidentit te Republikes qe te mos e dekretoje nje ligj te tille. Opozita pretendon se me kete ligj ndalohet udhetimi per qellime turistike dhe sportive se gjobiten secili qe transporton mjete te tilla udhetimi ne rruge tokesore por mbi te gjitha tregon se qeveria eshte e paafte per te ruajtur kufirin detar te saj. Sipas PS-se moratoriumi shkel te drejtat e njeriut ne menyre te pamotivuar perpjesetimisht me gjendjen qe ka diktuar rinovimin e moratoriumit per skafet. Edhe pse moratoriumi qe ndalon qarkullimin e mjeteve motorike ne brigjet shqiptare eshte vendosur qe ne 2006-n ka pesuar disa ndryshime. Sipas ketyre ndryshimeve skafet qe jane ne pronesi te ministrive apo institucioneve te tjera shteterore si dhe ato qe jane ne pronesi te te huajve lejohen te levizin lirisht. Po ashtu lejohen edhe ato mjete qe jane destinuar te perdoren per peshkim apo transportim mallrash e pasagjeresh. Kategori tjeter e lejueshme eshte edhe ajo e skafeve per perdorim portual.

Nderkohe sipas ketyre ndryshimeve lejohen te qarkullojne ne kete periudhe turistike edhe motoret e ujit. Por pronaret e tyre duhet te paraqesin nje sere dokumentesh per pronesine e tij per lejen e drejtimit te tij si dhe per licencen e perdorimit. Te gjitha keto ndryshime te moratoriumit te skafeve kane hyre ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›