E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arvizu: Monitorim zgjedhjeve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kujtojnë klasës politike shqiptare, se zgjedhjet vendore te 8 majit janë shumë të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Mesazhi është përcjellë nga vete Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alkasander Arvizu, i cili ka theksuar se shteti amerikan, pret të shikoje sa më shumë konkurrence mes partive, në këto zgjedhje. ?Në SHBA, ne shpesh themi, që e gjithë politika është vendore dhe këto zgjedhje vendore janë shume te rëndësishme për Shqipërinë. Ne presim që të shohim konkurrence dhe fushate zgjedhore mes shumë partive duke përfaqësuar pikëpamje të ndryshme. Zhvillimi i fushatës është pjesë e procesit demokratik dhe është e nevojshme?. Por që zgjedhjet të jenë të besueshme, sipas ambasadorit amerikan, ato duhet të kenë një monitorim cilësor. Për këtë arsye, SHBA ka vene në dispozicion 360 mije dollarë, të cilat do të shkojnë për financimin e organizatave të shoqërisë civile, që do të vëzhgojnë këtë proces. ?Kjo ndihme do të shkoje në organizatat e shoqërisë civile. Kjo asistence do t?i ndihmoje këto organizata në përpjekjet e tyre për të vëzhguar zgjedhjet ndërsa ata kane formuar së bashku një koalicion vëzhguesish vendore. SHBA do te sigurojnë gjithashtu një koordinues me përvojë, i cili do te punoje me trajnimet?. Mesazhi i ambasadorit amerikan ishte i qarte, kur tha se çdo person ne moshe madhore, duhet të votoje. Shembulli i diplomatit amerikan ishte me figurat qendrore në Shqipëri që nga kryeministri deri tek prokurorja e përgjithshme. ?Kështu nëse ju quheni Sali Berisha, ju keni një vote, Edi Rama ka gjithashtu një vote, Ina Rama një vote, Luan Rama ka një vote, ah me duket se ka dy vota, pasi ka dy njerëz me këtë emër. Thelbi i kësaj qe dua te them është se vota juaj ka vlere?. Sloganet që vete partitë do të ofrojnë në këto zgjedhje do të përforcojnë, sipas ambasadorit amerikan, apelin për votimin e shqiptareve. Duke u ofruar vete i pari, të japë një slogan për zgjedhjet e 8 majit, Z. Arvizu njoftoi çeljen e një konkursi javën e ardhshme në faqen e Facebookut të ambasadës amerikane, për sloganin më të goditur për këto zgjedhje.

Shpërndaje          

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›