E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: ligji per Prokurorine, duhet nje debat i gjere

Presidenti Bamir Topi ne nje interviste per "Zerin e Amerikes" flet per ndryshimet qe priten te behen ne ligjin per Prokurorine. Sipas tij, keto ndryshime duhet te shoqerohen me nje debat te gjere paraprak. Po keshtu Topi u shpreh dhe per ceshtjen e Kosoves, duke e quajtur pavaresine e saj nje proces te pakthyeshem.

Ju bete thirrje qe OKB te pranoje Kosoven si vend anetar, po shqyrtohet kerkesa e Serbise qe pavaresia ti kaloje per shqyrtim gjykates nderkombetare. Nga takimet qe keni pasur, e keni krijuar nje ide nese kjo kerkese do pranohet?

Kerkesa e Serbise duket nje kerkese jashte cdo lloj konteksti racional dhe ajo qe une kam ndjere jo vetem ne takime me homologe te rajonit, por edhe me interlokutore te rendesishem te politikes nderkombetare, ceshtja e Kosoves eshte nje ceshtje e konsoliduar nga pikepamja jo vetem e njohjes, por edhe projektimi i ketij vendi drejt sfidave te integrimit euroatlantik. Kjo tentative e Serbise per te rikthyer ne vemendje kete ceshtje, e cila ka filluar te dale ne plan te pare ne axhenden e takimeve bilaterale te lidershipit kosovar, besoj qe ecen ne nje plan jo fort te pranueshem nga pjesa me e madhe e lidershipit politik boteror.

Ju u shprehet se cdo ndermarrje kunder forcimit te Kosoves, ekonomike, politike, ushtarake, nuk eshte vecse nje perpjekje e pashprese kunder integrimit te rajonit ne BE e NATO. A keni parasysh politikat e Rusise me Kosoven?

Rusia ne nje lidhje te shkurter me interesat e Shqiperise e ka kontestuar dhe do e kontestoje ceshtjen e pavaresise se Kosoves. Kosova eshte nje rast "sui generis", ka nje kontekst dhe background historik dhe ne te drejten nderkombetare po te shohim ceshtjen e Kosoves ne kompleksitet jane dashur mjaft vite qe te vijme deri ne momentin kur Kosova u shpall e pavarur. Asnjehere perpjekjet qe behen nga politika serbe e ruse nuk sjellin ne vemendje qe nderhyrja e NATO-s ne vitin 1999 ishte nje nderhyrje per te shpetuar popullin e Kosoves nga gjenocidi i ushtuar nga Miloshevici. Sot jemi vite mbrapa, politika boterore ka filluar ta njohe Kosoven. Madje edhe shtete te rajonit te Ballkanit te cilat nuk jane shprehur per njohjen e pavaresise, kane lene te kuptojne qe ato do te mbajne nje pozicion sikurse mbajne shtetet e BE e NATO sepse sfidat e tyre integruese i diktojne ato qe te jene sinergjiste ne marrjen e vendimit per njohjen e pavaresise se Kosoves. Ndonese sot kemi 47 vende qe e kane njohur, jane 22 vende mjaft te rendesishme ne arenen nderkombetare, nga pikepamja politike dhe ekonomike, vendet e tjera gradualisht, fale edhe takimeve bilaterale, jane te tilla qe krijojne premisa qe Kosova do njihet ne nje proces hap pas hapi.

Maqedonia dhe Mali i zi nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Keni biseduar me homologet tuaj per kete ceshtje?

Me homologet fqinj ne mbajme kontakte te vazhdueshme, kemi pasur takime pune, takime ne OKB dhe kam rastin te them qe ka nje predispozicion te dukshem qe ne sfidat e tyre euroatlantike ti japin zgjidhje edhe ceshtjeve qe kane mbetur per tu deklaruar. Nuk ka asnje deklarate eksplicite te ketyre vendeve per momentin, por ne si politikane shikojme tendencat dhe besoj tendencat ne kete lloj konteksti qe ju e shtruar pyetjen jane mjaft pozitive. Une shpresoj qe vendet e rajonit do jene koshiente qe pavaresia e Kosoves do te thote stabilitet ne rajon. Stabiliteti i Kosoves, Maqedonise, i rajonit i fut keto vende ne sfidat e integrimit euroatlantik. U takon ketyre vendeve qe te japin nje shembull te qarte qe edhe vendet e tjera qe sot shprehin dyshim ta kene me te lehte qe te shprehen per pavaresine e Kosoves. Kam bindjen se njohja e Kosoves ne radhe te pare do vije nga vendet e rajonit.

Kohet e fundit eshte hapur nje debati per ligjin per prokurorine. Ka pasur kritika dhe shqetesimi i nje diplomati amerikan per perpjekje per te vene nen trysni kete institucion. A jeni te shqetesuar nga kjo situate dhe nga permbajtja e ketij projekt ligji?

Fakti qe ne Shqiperi ka debat, kjo eshte nje predispozite pozitive. Cka do te thote se ne Shqiperi ka nje terren demokratik ku debatohet. Une jam shprehur qe eshte shume e rendesishme qe gjerat e rendesishme qe kane te bejne me ndryshimet kushtetuese, me ligjet e rendesishme qe i takojne sistemit te drejtesise detyrimisht duhet te paraprihen nga nje debat i gjere politik, nga nje debat i gjere dhe i thelle profesional, nga nje kombinim i interesave te politikes qe eshte ajo qe merr vendime te rendesishem. Por edhe i grupeve te interesit qe jane ne institucione dhe jashte tyre por jane patjeter te interesuara qe ceshtjet ne sistemin e drejtesise te jene te kopsitura mire, te jene ndryshime qe behen ne favor te forcimit te kesaj linje. Qe ne Shqiperi ne menyre definitive te kthehet shteti i se drejtes, te merren ne konsiderate interesat e qytetarit qe kerkojne me shume drejtesi, te luftohet problemi i korrupsionit. Une mendoj se ne Shqiperi po punohet mire ne dy linja: po punohet ne nje linje te debatit politik, por edhe njelloj autoreformimi brenda sistemit te drejtesise qe i takon KLD, gjykatave dhe grupeve te interesit. Eshte nje proces transport, uroj te intensifikohet qe njerezit te shikojne qe ata qe do ti perfaqesojne ne krye te gjykatave te jene njerez qe dalin ne menyre transparente para publikut, por mjaft e rendesishme eshte qe keto gjera te arrihen ne kohe. Nje nga standardet qe kerkohet per ne BE dhe NATO eshte qe sistemi i drejtesise te dale plotesisht ne standardet qe kerkohen nga partneret perendimore. Per sa i perket reformes elektorale, kam qene dhe do te jem katalizator i nxitjes se dialogut politik qe reforma elektorale ndryshe nga retrospektiva kur jemi mesuar qe ajo te behet ne minutat e fundit para zgjedhjeve, ajo te behet ne kohe. Jam i besimit se komisioni i posacem parlamentar qe eshte ngritur ne parlament per hartimin e nje ligji zgjedhor te marre ne konsiderate te gjithe interesat e shqiptareve, te partive politike, ne menyre qe zgjedhjet te kemi mundesi ti realizojme ne kohe, te pergatisim nje infrastrukture zgjedhore ku dhe partite te kene kohe per te bere fushaten elektorale dhe njerezit te kene kohe per te reflektuar dhe me se fundi te kemi mundesi. Dhe une jam i besimit se zgjedhjet politike te vitit 2009 te jene zgjedhje te lira te ndershme, te denja per nje Shqiperi qe kerkon te integrohet ne Evrope. Te kemi zgjedhje te pakontestueshme do te thote qe Shqiperia te futet pa asnje lloj paragjykimi ne keto struktura dhe te jete plotesisht ne standardet qe kerkohet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›