Plagoset gardisti i Kryeministrise
TIRANE - Plagoset ne nje aksident perpara Kryeministrise, nje oficer i Gardes se Republikes. Nje tjeter person, shtetas i huaj eshte plagosur ne nje tjeter aksident rrugor, kete radhe perballe shkolles "Petro Nini Luarasi". Ngjarja ka ndodhur mengjesin e djeshem pak para se ne seline qeveritare, Kryeministrin e Luksemburgut, Jean Claude Juncker. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes, kane bere te ditur se, i plagosur nga aksidenti ka ngelur Myrteza Kadiu, 44 vjec. Alfred Kundelam, eshte i plagosuri i dyte nga perplasjet ne rruge. Ka qene nje perplasje mes tre makinash qe ka sjelle dhe perplasjen e gardistit te trupes se rojes se nderteses se Kryeministrise. Sipas specialisteve te policise ne aksident u perfshine tre automjete ku "Benzi" me targa TR 9890 N, aksidentoi gardistin por qe tashme eshte jashte rrezikut per jeten. 44-vjecari eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak, ku eshte marre nen kujdesin e mjekeve. Sipas tyre, Kadiu ndodhet ne gjendje te mire, jashte rrezikut per jeten.
GARDISTI
Ka qene mengjesi i djeshem kur tre makina jane perplasur koke me koke, me njera-tjetren jane perplasur ne kryqezimin mes Bulevardit "Deshmoret e Kombit", Kryeministrise dhe selise se Kuvendit. Gardisti, qe po dilte ne rruge eshte marre para nga makina tip "Benz", duke e rrezuar ne toke dhe perplasur. Ne vendin e ngjarjes kane mberritur menjehere efektivet e Policise Rrugore te cilet kane bllokuar zonen. Ata nuk kane mundur te ndalojne shoferin e makines se aksidentit, i cili eshte larguar. Burimet policore thane se, personi qe drejtonte makinen eshte identifikuar dhe po kerkohet qe te ndalohet per ngjarjen e ndodhur. Ai ka braktisur makinen dhe eshte larguar menjehere duke u futur mes njerezve qe kalonin ne ate moment ne rruge.
Holandezi
I plagosuri i dyte i djeshem eshte 70-vjecari Alfred Kundelam me nenshtetesi holandeze. Kundelman, me profesion jurist prane Ministrise se Ekonomise, eshte aksidentuar pas perplasjes se dy mjeteve ne rrugen perballe shkolles "Petro Nini Luarasi". Burime nga policia e kryeqytetit kane bere te ditur se, makina qe ka aksidentuar 70-vjecarin eshte nje "Benz", i prodhimeve te fundit me targa te Vlores. Pronari i saj, nje qytetar nga Vlora, e ka futur makinen ne rrugen "Margarita Tutulani" dhe me pas eshte larguar ne kembe, ne mes te pallateve, duke humbur gjurmet. Policia tha se eshte vene ne kerkim te tij. Nderkaq qe juristi i Ministrise se Ekonomise eshte derguar per ne Spitalin Ushtarak, ku eshte nen kujdesin e mjekeve ne gjendje te mire dhe jashte rrezikut per jeten.
Policia hetime per shkaqet e perplasjeve
Policia eshte duke hetuar ne te dyja rastet per shkaqet e verteta te ketyre perplasjeve. Sipas policise, ne zonat e banuara, drejtuesit e automjeteve nuk e respektojne kembesorin, gje qe behet shpesh shkak per aksidente. Por, jo te rralla kane qene dhe rastet kur kembesoret nuk kane respektuar vijat e bardha dhe si pasoje kane mbetur viktime e automjeteve.