E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedh firmën e babit, prangoset

Tiranë - Denoncon djalin pasi e kishte vjedhur gjatë administrimit të firmës, që i kishte lënë. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, dy ditë më parë, kur Sulejman Tafa, ka denoncuar në polici, djalin e tij, 33-vjeçarin Astrit Tafan, që i kishte vjedhur shumën prej 4.7 milionë lekësh. Pas kësaj kanë qenë uniformat blu që kanë bërë dhe ndalimin e tij, duke e dërguar në qeli, nën akuzën e “vjedhjes”. Lajmi është bërë i ditur një ditë më parë, nga burimet zyrtare të policisë së kryeqytetit, të cilat kanë thënë, se i arrestuari është me banim në Selitë, pasi dyshohet për vjedhje. Pas kësaj, ai është dërguar në qelitë e drejtorisë së Tiranës ku është marrë në pyetje. Arrestimi i Tafës, është bërë nga specialistët e seksionit Kundër Vjedhjeve të Tjera. Ai është vënë në pranga në flagrancë në momentin kur ishte duke marrë shumën e parave që e kishte ndarë nga llogaria e firmës që administronte.

DENONCIMI

Pronari i firmës që ishte babai i të ndaluarit, kishte dyshuar në lidhje me shumat e parave të arkëtuara gjatë vitit të fundit. Për këtë ai kishte dyshuar tek djali i tij, duke bërë që ta mbante nën vëzhgim. Për disa muaj më radhë kishte vazhduar mbikëqyrja, deri kur pak ditë më parë, ai e kishte kapur të birin në momentet kur po manipulonte llogaritë e firmës me qëllim, vjedhjen e saj. Pas kësaj gjëje, Sulejman Tafa, është nisur në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku ka denoncuar të birin se, duke qenë në pozicionit të administratorit të firmës, e vidhte atë duke i fshehur shuma të konsiderueshme parash. Policia ka marrë në dorë hetimet dhe gjatë dy ditëve më parë në momentin kur 33-vjeçari Astrit Tafa, ka qenë duke marrë lekët nga arka e firmës së të atit është arrestuar në flagrancë nga ana e efektivëve të Policisë së Tiranës.

POLICIA

Gjatë ditës së djeshme policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se, ka vënë në pranga për akuzën e “vjedhjes”, Astrit Sulejman Tafa, 33 vjeç, me banim në Selitë. Prangosja e tij është bërë pasi, është denoncuar nga një person, (babai i të ndaluarit), i cili e ka akuzuar se, në periudha kohe të ndryshme ka kryer vjedhje. Burimet zyrtare të uniformave blu, të kryeqytetit kanë thënë gjatë ditës së djeshme se, koha kur është kryer vjedhja është një vit, dhe kjo gjatë vitit të fundit, kur ai kishte marrë në dorë firmën e të atit. Policia tha se ndaj 33-vjeçarit ka ngritur akuzën e vjedhjes dhe se, dosja me provat i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, që të bëjë hetimet e mëtejshme.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›