Bode: FMN, tani me status tjeter

TIRANE - Tashme FMN pritet te jete me nje status te ri, ate te keshillimit, duke prere perfundimisht shpresat per nje zgjatje te mandatit te ketij misioni pertej janarit te vitit 2009. Ka qene ministri i Financave, Ritvan Bode, ai qe eshte shprehur se tashme Shqiperia eshte maturuar dhe nuk ka nevoje me per statusin e mbikqyerjes, ashtu sikurse kane dale jashte ndikimit te ketij Misioni dhe vende te tilla, si Bosnja dhe Kosova. "Raportet e Shqiperise me FMN jane te shkelqyera. Kemi pasur dy vizita te ZV/presidentit te FMN ne Shqiperi qe ka prezantuar rastin shqiptar si nje shembull ne vendet ne tranzicion. FMN i mbaron marreveshja 3 vjecare ne janar te vitit 2009 dhe nuk eshte as ministri i financave dhe as qeveria se per shkak se opozita kerkon t'i shtyje edhe 6 muaj mandat, t'i kerkoje shtimin e mandatit", ka deklaruar dje ne Kuvend, Ministri i Financave, Bode. Teksa ka garantuar se perfundimi i kesaj marreveshjeje nuk do te thote se FMN do te largohet nga Shqiperia. "FMN do te asistoje Shqiperine ne menyre te vazhdueshme sepse ne jemi anetare, por tashme me rregulla dhe standarde te tjera te mbikeqyrjes", ka nenvizuar Bode, i cili eshte shprehur teper i kenaqur me asistimin qe FMN i ka bere Shqiperise keto kohe. "Por tashme edhe Shqiperia eshte maturuar, sipas konsideratave te tyre per te dale nga marreveshja qe ne kemi patur deri me sot, sic kane dale edhe vendet e tjera te rajonit. Sot vetem Kosova dhe Bosnja kane te njejtin mbikeqyrje qe ka sot Shqiperia", eshte shprehur ministri i Financave. Duke shtuar se per te nuk perben problem nese FMN te rrije edhe 100 vjet me te njejtin menyre asistimi, pasi do te jene gjithmone te suksesshem si deri me sot. Nga ana tjeter, Ministri i Financave Ridvan Bode u shpreh se qeveria shqiptare ka perballuar deri tani situata shume me te veshtira sesa nje vit elektoral. "Eshte nje ceshtje, qe ne nuk e kemi shqyrtuar. Qeveria ka treguar kapacitet per te administruar ne favor te ekonomise se vendit situata shume me komplekse sesa zgjedhjet dhe mandati i kesaj qeverisjeje, per fat te keq, qelloi me zhvillime jo fort te favorshme ne tregun rajonal dhe boteror. Por, menaxhimi i ketyre situatave ka deshmuar kapacitete te mjaftueshme te institucioneve te shtetit shqiptar, midis te cilave edhe qeverise, per t'u perballur me sukses me keto zhvillime. Nese do te kete zhvillime te tjera, ne do te jemi te hapur per cdolloj diskutimi", deklaroi kreu i Financave dy dite me pare. Ai la ceshtjen e rinovimit te marreveshjes per bashkepunimin me FMN te hapur, vetem ne rast te ndonje situate jo te favorshme per qeverine. Deklarata te tilla, te bera dje ne Kuvend kane sjelle dhe nje perplasje te forte mes mazhorances dhe opozites. Kjo e fundit ka kerkuar gati ne menyre ultimative mos largimin e FMN-se dhe zgjatjen e mandatit te ketij Misioni ne Shqiperi, pasi Shqiperia ka nevoje. Njeheresh Rama eshte shprehur se marreveshja e pare qe do te nenshkruaje kur te vije ne pushtet, do te jete ajo me FMN-ne. A.G