E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese Kuvendi emeron kryetarin e ri me 74 vota

Bashkim Dedja pret betimin ne Presidence. Deputeti i PD-se Lefter Maliqi voton anglisht ne sallen e Parlamentit

Parlamenti i jep lsquobekimin me 74 vota pro kryetarit te ri te Gjykates Kushtetuese. Bashkim Dedja i cili gezoi per gjashte muaj statutin e anetarit te Kushtetueses pas kthimit te Presidentit Bamir Topi nga SHBA-ja ne Tirane do te ulet ne karrigen e drejtuesit te kesaj gjykate. Ligjvenesit e djathte pas largimit te opozites i dhane miratimin unanim te perzgjedhurit te Presidentit Topi i cili qendron ne kete institucion qe prej majit 2010 ne cilesine e anetarit. Mazhoranca ishte entuziaste gjate votimit pasi ne procesin e votimit deputeti i PD-se Lefter Maliqi mes te tjereve votoi ne gjuhen angleze ne Parlamentin shqiptar duke thene lsquoyes per kandidaturen e kreut te Kushtetueses ndersa deputetet e tjere dhane nje lsquopo te plote. Kryegjyqtari i Kushtetueses nuk eshte i panjohur per klasen politike. Prej dy vitesh ai figuronte i perfshire ne listat e kandidaturave te Presidentit te Republikes fillimisht per te drejtuar ILDKP-ne e me pas per te qene pjese e Kolegjit Zgjedhor. Prej 10 vjetesh gjyqtar i Apelit ne Durres ne 2008-n Dedja ka qene edhe ne listen e kandidaturave per anetar te Gjykates se Larte post te cilin nuk e siguroi. Pas nje raundi te dyte bisedimesh me te gjithe anetaret e gjykates kryesore ne vend kreu i shtetit dekretoi te marten Deden per ta drejtuar ate. Pas betimit ne Presidence zevendesuesi i Vladimir Kristos do te marre ne drejtim nje gjykate me vetem 5 anetare nga 9 qe parashikon Kushtetuta. Kater kandidatet e tjere jane ne pritje te shqyrtimit nga deputetet e Komisionit te Ligjeve e me pas votes ne Kuvend. Diten e hene Komisioni i Ligjeve do te prese kandidaturen e pare per Gjykaten Kushtetuese per te zhvilluar seancen degjimore. Prej dy vitesh Dedja eshte perfshire ne listat e kandidaturave te Presidentit te Republikes fillimisht per te drejtuar ILDKP-ne e me pas per te qene pjese e Kolegjit Zgjedhor. Ne korrik te vitit 2008 Dedja ishte nje nga dy emrat e propozuar nga Presidenti Bamir Topi per postin e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive por qe nuk mundi te marre votat e deputeteve te majte te cilet votuan kandidaturen tjeter rivale Adriatik Llallen i cili aktualisht vazhdon te drejtoje kete inspektorat. Ish-student i dhjetorit me pas gjyqtar ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane dhe prej me shume se 10 vjetesh gjyqtar i Apelit ne Durres Dedja u perzgjodh ne nje tjeter gare te rendesishme si anetar i Kolegjit Zgjedhor. Por emri i Dedes bashke me dy gjyqtare te tjere u kontestuan nga partite e per pasoje nuk mundi qe te kaloje raundin final te emerimit ne kete kolegj. Ne maj te 2010-s ai mori postin e anetarit ne Gjykaten Kushtetuese pasi emerimi i tij erdhi nga sigurimit te 70 votave ne Parlament. Ish-student i dhjetorit filloi punen si gjyqtar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Tirane per tre vjet. Me pas u zgjodh gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Durres duke e mbajtur kete detyre per me shume se 10 vjet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›