Tabela e votimit nuk pasqyrohet ne faqen e Kuvendit
Parlamenti miratoi dje vetem me votat e mazhorances procesverbalin e dates 16 shtator ku u miratuan 14 pikat e votuara seancen e kaluar. Perpos problemeve se si pasqyrohet vota e 140 deputeteve ne ekranin e sheshte ne sallen e Kuvendit ku mungon tabela elektronike tashme procesverbalet e seancave apo te komisioneve parlamentare nuk publikohen me as ne faqen e Kuvendit. Opozita ka siguruar dje per mediat procesverbalin e seances se kaluar ku ben me dije nje seri shkeljesh. Sipas ketij procesverbali gjate momentit te votimit kane munguar dy ministra njeri prej tyre ende ne detyre deri ne emerim te ministrit te ri dhe nje deputete e PD-se. Ridvan Bode Dritan Prifti dhe Lajla Pernaska nuk kane qene prezente te enjten e kaluar ne momentin e votimit. Nga 75 deputete qe disponon mazhoranca tre prej tyre kane munguar duke e cuar numrin total te deputeteve te pranishem ne salle pas largimit te opozites ne 72. Gjate leximit te listeprezences Kryetarja Topalli beri me dije te enjten e kaluar se ndodhen te pranishem ne salle 73 deputete dhe me pas kaloi ligjet per votim. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zyrtarisht pas votimit te dyte beri me dije rezultatin duke cituar se 71 vota jane pro rrezimit te dekretit plus nje vote me karton. Ju lutem zoti Lama ngrihuni ne kembe te votoni. 72 vota pro zoti Mediu votoni ju lutemhellip nje abstenim. Atehere 72 vota pro nje abstenim kunder nuk ka. Rrezohet dekreti i Presidentit per ndryshimet ne ligjin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Procesverbali i hartuar nga instancat e Kuvendit sqaron se te pranishem ne salle kane qene 73 deputete por opozita e ka kundershtuar publikisht kete ceshtje.