E Diel, 1 Nëntor 2026

Pronat tre deputete manget ne votim

Ruci Prifti Bode e Pernaska nuk moren pjese. Topalli Jemi Ok nuk e luan as topi

Parlamenti mbetet peng i tri votave te demokrateve per votimin e nje jave me pare per rrezimin e dekretit te Presidentit Topi. Keto vota ngrene dyshimin e opozites per parregullsi te votimit te 13 projektligjeve te miratuara ne Parlament ne daten 16 shtator. Opozita e quan te parregullt votimin dhe premton se do e ankimoje ate ne Gjykaten Kushtetuese ndersa Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli thote se gjithcka eshte proceduar sipas rregullores duke theksuar se kete rregullore nuk e luan dot as topi. Opozita duke iu referuar procesverbalit te javes se kaluar te cilin e quan manipulativ ben me dije se Kuvendi ka manipuluar me listeprezencen e deputeteve gjate votimit per rrezimin e ketij dekreti. Sipas opozites nga procesverbali ne seancen e javes se kaluar gjate momentit te votimit nuk eshte shenuar se kane munguar Ridvan Bode Dritan Prifti dhe Lajla Pernaska. Pra te pranishem gjithsej ne Parlament nje jave me pare nuk ishin 73 deputete por 72 prej tyre. Socialistet i jane drejtuar edhe me nje apel dje Presidentit Bamir Topi. I nderuar President e shikon apo nuk e shikon si garant i kushtetutshmerise mazhoranca nga ku ke dale dhe qe te ka votuar se si e shkel Kushtetuten e vendit dhe dekretin qe ti propozon. Kur nje votim eshte ne kundershtim me ligjin kur nje votim eshte ne kundershtim me rregulloren ai quhet i pavlefshem. Propozoj te nderpritet seanca te mblidhni Komisionin e Rregullores dhe te shpallni pavlefshmerine e votimit te dyte duke korrigjuar dhe duke mosmiratuar procesverbalin e seances se pare tha kreu i grupit te PS-se Gramoz Ruci.

Qendrimi i PS-se

Nje jave me pas opozita duke shfrytezuar seancen e dites se djeshme nepermjet kryetarit te grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci e ka cilesuar kete veprim si nje atentat ndaj Kushtetutes nga Kryetarja e Parlamentit. Nuk behet fjale per nje gabim njerezor por behet fjale per nje atentat ndaj Kushtetutes tha Ruci. Sipas tij opozita do te jete nje barrikade per te zbatuar ligjet Kushtetuten dhe rregulloren e ketij vendi. Ne Kuvend kane reaguar edhe deputete te tjere te PS-se si Saimir Tahiri i cili akuzoi Topallin se po shkaterron Parlamentin Taulant Balla i cili tregoi procesverbalet ku mazhoranca nuk i ka pasur 73 vota ne Kuvend Erion Brace qe beri me dije se u vodhen edhe votat ne Kuvend pas zgjedhjeve dhe deputeti Eduard Shalsi qe i kerkoi Topallit te mos tregohet e njeanshme. Numri dy i PS-se nga foltorja e Kuvendit u kerkoi dy deputeteve dhe nje ministri nese ishin apo jo te pranishem ne sallen e Kuvendit ne momentin e votimit ne seancen e 16 shtatorit. Zoti Bode zoti Prifti zonja Pernaska a ishit te pranishem ne momentin e votimit seancen e kaluar tha Ruci i cili nuk mori asnje replike dhe asnje pergjigje nga tre te siperpermendurit.

Qendrimi i Topallit

Nese vendos une kam per detyre per ta votuar 2 here 12 here 200 here ishte pergjigjja qe kryeparlamentarja Topalli i dha Gramoz Rucit dhe grupit te tij parlamentar dje ne Kuvend.

Kryetarja Topalli ka dale ne mbrojtje te votimit te dyfishte ne seancen e 16 shtatorit duke thene se ju ve ne dispozicion kasetat. Une jam pro ligjit se jam ish-pronare e papare. Do te shikoni videokasetat me votimin per dekretin ku do te vihet re gabimi elektronik gjate votimit dhe arsyet pse u votua dy here dekreti. Duke iu drejtuar kreut te grupit socialist dhe deputeteve te opozites ne salle Topalli sqaroi se nese ke ndonje pakenaqesi ndaj votimit eshte votuar nje here. Votimi eshte hapur dy here. Nuk eshte mbyllur votimi. Procesi i votimit ka disa faza hapet votimi thirren emrat e deputeteve mbyllet votimi dhe pastaj deklarohet rezultati. Meqe ju nuk keni qene dhe flisni gjithmone por nuk kuptoni cfare eshte parlamentarizmi i cili behet duke qendruar diskutuar dhe votuar ne Parlament. Pro kunder abstenim si ta keni deshiren. Pretendimi i Kryetares se Kuvendit ishte se ne kushte kur nje vote eshte e bllokuar detyra e Kryetares se Parlamentit eshte qe te mos i numeroje te drejten e votes asnjerit prandaj eshte pezulluar votimi dhe eshte kaluar per votim per here te dyte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›