Rritet numri i të evakuarve, ulet niveli i ujit

Të dhënat zyrtare tregojnë se ndryshimi më i ndjeshëm i situatës vërehet në Bashkinë e Shkodrës, dhe Komunat Dajç, Bërdicë dhe Rrethina.
Në Bashkinë e Shkodrës është rritur numri i personave të evakuuar, nga banesat e tyre.
Nga territori i kësaj njësie vendore janë evakuuar 616 banorë.
Në Bashkinë e Shkodrës janë përmbytur 200 hektarë tokë dhe 300 shtëpi.
Nga komuna e Dajçit janë evakuuar mbi 2000 persona. Në këtë komunë rezultojnë 1187 shtëpi të përmbytura dhe 2000 hektarë tokë nën ujë.
Ndërkaq nga Komuna Bërdicë, ku nën ujë janë 180 shtëpi, janë evakuuar 810 banorë. Në Bërdicë, rezultojnë 1600 hektarë tokë nën ujë.
Të dhënat zyrtare në MB, tregojnë se 282 persona janë evakuuar nga Komuna Ana e Malit, ku janë përmbytur 180 shtëpi dhe nën ujë janë 1200 hektarë tokë. Nga Komuna e Velipojës janë evakuuar 25 banorë. Në Velipojë rezultojnë 50 shtëpi të përmbytura dhe 2000 hektarë tokë nën ujë.
Sipas të dhenave zyrtare të MB, nga Komuna Guri i Zi janë evakuuar 730 persona, ndërsa janë përmbytur 210 shtëpi dhe 1000 hektarë tokë.
312 persona janë evakuuar nga Komuna Bushat, ku rezultojnë 150 shtëpi të përmbytura dhe 1700 hektarë tokë nën ujë.