A është vonë?
Edmond Arizaj
Jo, do të përgjigjeshin pa hezitim shumica e të majtëve, tërësia e simpatizantëve dhe gati e gjithë anëtarësia. Nuk është vonë për një koordinim mes të majtës, pavarësisht llogoreve ku janë pozicionuar për të përballuar kundërshtarin e vetëm, deri në 28 qershor, Sali Berishën. Së bashku, duhet të përballojnë taktikat e tij të datës së zgjedhjeve, së bashku duhet të përballojnë mënyrat e përzgjedhura për të “frikësuar” zgjedhësit dhe së bashku duhet të bëjnë kauzat e duhura në rastet e verifikuara. Koordinimi i të gjithë së majtës për të mos lejuar ndërhyrjen e pushtetit në zgjedhje, fuqia që mund të sjellë çdokush brenda kësaj të majte për synimin përfundimtar, largimin e Berishës, ishte në fakt edhe thelbi i ftesës së ditëve të fundit të kryetarit të LSI-së Ilir Meta. Realisht nuk ishte e para. Para pak muajsh një ndërmarrje e tillë nga kjo parti u realizua nëpërmjet Sabit Brokaj, ish-ministër në kohën e Partisë Socialiste, por që nuk pati ndonjë rezultat të dukshëm. Po ashtu, prej disa muajsh edhe gjatë fushatës, Ilir Meta përherë ka bërë një lloj thirrjeje bashkëpunimi, duke deklaruar përherë se nuk shihte tjetër aleat paszgjedhor, përveç Partisë Socialiste. Madje në kundërshtim nga kreu i PS-së, Meta nuk ka sulmuar asnjëherë Ramën, apo partinë që drejton ai gjatë gjithë fushatës. Por gjithçka e iniciuar nga Meta dhe LSI është përballur me shkretëtirën e heshtjes së Ramës. Realisht të bësh sot sikur Meta dhe LSI nuk janë hiç faktorë, nuk ekzistojnë hiç, nuk përbëjnë asnjë shqetësim, është verbësi politike, e cila nuk të falet edhe pse në 29 qershor mund të thërrasësh: “Mos, pse edhe LSI ishte këtu!”. Edi Rama ka arsyet e tij për të kërkuar gjithçka, edhe për të thënë dua të jem kryeministër edhe për të thënë do të gjejmë një zgjidhje tjetër për kryebashkiakun e Tiranës. Edi Rama është i justifikuar në egon e tij, që në fakt nuk i përafrohet një qytetari, por një politikani siç nuk pretendon të jetë Rama. Por aspak nuk është i mirëpritur në veprimet e tij plastike dhe jo elastike, të cilat mund të cenojnë qoftë edhe për një moment, teksa rrezikojnë për katër vjet, fitoren e së majtës në këto zgjedhje. Sot nuk bëhet më fjalë për një grevë urie, të cilën Rama mund edhe ta anashkalojë, sepse janë vetëm jetët e dhjetë njerëzve, pavarësisht se janë deputetë, përballë interesit të tij. Sot bëhet fjalë për jetët e mijëra e mijëra shqiptarëve, për të ardhmen e tyre dhe familjeve të tyre. Fjalitë “ndriçuese” nga skenat dhe regjitë televizive, të kënaqin syrin dhe veshin për vetëm një moment, sepse një çast më vonë, vijnë fjalitë rrëmbyese të atij, që nuk është mësuar t’ia kalojë kush, e as t’ia lëshojë kujt. Dhe “ai” nuk është Mccain që të shtrëngon dorën para zgjedhjeve dhe të uron fitore. “Ai” të rrëmben votën ditën e pushimit, ditën me diell dhe të buzëqesh në fytyrë për humbjen. Sali Berishën duhet ta mundë e gjithë e majta, madje edhe me pak sforco. Qoftë edhe një degë e vogël e trungut të saj duhet të punojë për këtë fitore. Por me ç’duket Rama ka vendosur të sfidojë këdo që i del përpara, i majtë apo i djathtë me mendimin e shprehur qartë tashmë edhe në media, se nëse nuk fiton do të kthehet prapë ai qytetari i thjeshtë, por me angazhime. Kjo është zgjidhja për Ramën, por për mijërat e atyre që do të jenë edhe katër vite në grackat e Berishës, cila është zgjidhja, apo vrafshi veten pse s’më votuat mua. Pas mohimit për të disatën herë të një tryeze të majtë nga Rama do të ishte vërtetë keqardhëse që në 29 qershor gjykatat të mbusheshin me ankesat për manipulime, çka janë duke e paralajmëruar përditë ankesat e strategëve zgjedhorë të PS-së. Nëse fitorja do të ishte e gjitha për Ramën, fatkeqësisht humbja do të prekte pa dyshim të gjithë të majtët. Thirrjet mediokre që LSI dhe Meta të votojnë për PS, duke anashkaluar problemin madhor me të cilin do të përplaset e majta pas një jave, vërtetë nuk janë të një politikani, por nuk janë as të një qytetari që punon për qytetarët dhe qytetaret. E nëse Rama i bën këto gabime të njëpasnjëshme për shkak se nuk e njeh politikën dhe nuk di të veprojë politikisht, të tjerë politikanë, të vjetër (si moshë) bëjnë gabime akoma më të rënda me ftesën e Metës. Përveçse e quajnë të vonuar (Rama s’ka bërë asnjëherë një ftesë të tillë gjatë këtyre muajve të fundit), ata shprehin edhe foshnjëri politike kur quajnë Fatos Nanon të larguar nga politika. Qoftë edhe për kontributin e dhënë dikur, qoftë edhe për një mendim më shumë, apo për ata mbështetës që i figurojnë, Nanos nuk mund t’ia mbyllësh dyert e PS-së. Por këta baballarë, apo ish-baballarë të së majtës nuk dhanë asnjë mesazh për bashkëpunimin, apo koordinimin, duke u ngatërruar me apo pa dashje me ushunjëzat e përjetshme, aleate të PS-së. Thjesht ata sollën, madje njësoj si Rama, vetëm filozofinë e përjashtimit. Nëse e majta do të vijojë me këtë filozofi jo filozofike, atëherë nuk do të ekzistojë më filozofia socialiste. Fajtorët mund të gjenden kollaj, por kjo nuk do të shërbejë për asgjë. Sepse atëherë do të jetë vonë. Vetëm, vetëm nëse Ramës i numërohen pas shtatë ditësh 71 deputetë, atëherë ai ka fituar kundër Berishës, Nanos, Metës dhe gjithë skeptikëve e kundërshtarëve… Sweat dreams.