Topi me parti të re

Krijimin e një partie të re e ka përforcuar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, dikur shumë i afërt në selinë blu por që vitet e fundit thuajse është jashtë saj nga “konkurrenca” brenda partisë.
Ai e quan të nevojshme krijimin e një partie të djathtë, pasi sipas tij, PD-ja nuk është e tillë. Biberaj shkon aq larg sa pretendon se partia e drejtuar nga Topi dhe ku edhe ai do të jetë pjesë, do të fitojë zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013. Pyetjes së bërë nëse “ju flisni për një iniciativë konkrete të krijimit të një partie të drejtuar nga z.Topi, Biberaj tha se “në këto kushte, është detyrë jo vetëm imediate, por edhe një angazhim qytetar, intelektual, fisnik dhe patriotik, është një nevojë dhe domosdoshmëri e kohës reformimi i të djathtës shqiptare, me qëllim krijimin e një të djathte të re, e djathtë e qendrës, e një formacioni politik modern dhe demokratik të tipit të Partive Popullore Evropiane, e një të djathte të përgjegjshme për rolin e vet në politikën dhe shoqërinë shqiptare, e një të djathte që përfaqëson interesat e shtresave dhe grupeve të ndryshme të shoqërisë, e një të djathte që mbron pa dallim interesat e të gjithë qytetarëve shqiptarë”.
“E djathta e re duhet përfundimisht të vendosë shtetin ligjor në Shqipëri, të konsolidojë një demokraci të tipit perëndimor që bazohet në respektimin e ligjit, të institucioneve dhe të drejtave të njeriut. Natyrisht sfidat do të jenë të shumta, por besoj që Shqipëria, e djathta shqiptare ka kapacitete që do të reformojnë të djathtën dhe do t'i kryejnë këto reforma që nuk u realizuan gjatë këtyre 20 viteve tranzicion. Me sa duket historia po ia jep shansin dhe mundësinë z.Bamir Topi për të reformuar të djathtën duke krijuar një të djathtë të re dhe për të kryer reformat që përmenda më sipër”, deklaroi ai për “Gazetën Shqiptare”.
Ai shtoi më tej se do të jetë pjesë e kësaj partie që do të bashkojë shumë nga të zhgënjyerit e Partisë Demokratike që janë larguar së fundit nga kjo forcë politike që qeverisë vendin për një mandat të dytë.
“Kam dhënë kontributin tim për të mbrojtur Shqipërinë dhe demokracinë shqiptare në vitin e vështirë '97, dhe do të marr pjesë edhe në reformimin dhe krijimin e të djathtës së re shqiptare që do të konsolidojë demokracinë, shtetin ligjor në Shqipëri dhe do ta integrojë Shqipërinë në BE. E quaj për nder dhe detyrë t'i shërbej gjatë gjithë jetës sime atdheut tim, popullit tim, sidomos kur kjo gjë është e nevojshme”, shtoi Biberaj. Prej kohësh në skenë ka dalë Aleanca Kuqezi e drejtuar nga numri dy i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Në media është përfolur shpesh se kjo Lëvizje drejtohet nën hije nga presidenti Bamir Topi, i sulmuar jo pak muajt e fundit nga Berisha dhe kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli. /S.Ll/Start/
2011-10-24 15:47