Topi me vëzhguesit vendorë: Ti jepet fund abuzimeve në Komisione
TIRANË-Në një takim të sotëm në Presidencë me vëzhguesit vendor Presidenti i Republikës Bamir Topi ka bërë thirrje në adresë të partive të mëdha të mos përfitojnë nga monopoli bipolar në administrimin zgjedhor.
“Partitë të mos shfrytëzojnë numra te shumicës të komisioneve në nivele të ndryshme për të cënuar sadokap barazinë. Të marrin fund këto praktika abuzuese dhe politika të dëshmojë e matur për të zgjidhur cdo marrëveshje në formë konsensuale”.
Kreu i shtetit më tej duke I bërë thirrje klasës politike të tregojë maturi dhe vullnet politik në procesin e zgjedhjeve, ka shtuar se 8 maj është shansi i aktit të fundit të eksperimentimit politik të zgjedhjeve në Shqipëri.
Madje Topi përmendi dhe praktikat për ndryshimet e komsionerëve në momentet e fundit duke i zëvëndësuar me njerëz të patrantuar. “Kjo është e patolerusheme, dhe cdo praktikë bllokuese apo abuzuese të marrin fund”.
Në takim me vëzhguesit vendor kreu i shtetit ka theksuar se zgjedhjet lokale janë një sprovë që kandidatët të paraqesin alternativat e tyre, por edhe për institucionet.
“Secila palë ka peshën, rolin dhe pritësitë e veta dhe në 8 maj duhet të testojë aftësinë e secilit për të respektuar ligjin. 8 maji është rasti për të ritheksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve që të tregojmë që ato janë provë e seriozitetit në angazhimet tona në proceset integruese” theksoi Topi.
Më tej presidenti Topi theksoi se zgjedhjet janë momenti ku partitë duhet të bëjnë bilancin e mandatit qeverisës dhe të paraqesin projektet qeverisëse për 4 vitet e ardhshme.
“Qytetarët duhet të votojnë për kandidatin që ofron më shumë projekte, siguri dhe garanci për ta. 8 maji është dita e qytetarëve dhe politika duhe të përballet me verdiktin e punës së saj” shtoi më tej Topi.
Gjithashtu kreu i shtetit dënoi edhe incidentet parazgjedhore të ndodhura gjatë fushatës duke shtuar se aktet e dhunës janë të patolerueshme.
“Partitë të distancohen nga dhuna e presionet, transpaparenca dhe zbatimi i ligjit janë elementet kryesore”, theksoi Topi, duke përmendur si negative dhe numrin minimal të grave kandidate në këto zgjedhje vendore.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Topi me vëzhguesit vendorë: Ti jepet fund abuzimeve në Komisione