Topi, medalje te arte per shqiptaro-amerikanin
Presidenti Bamir Topi, dekoroi dje me "Medaljen e Mirenjohjes", Presidentin e Fondit Shqiptaro-Amerikan te sipermarrjes, Xhefri Grifin. Dekorimi i dorezuar ne nje ceremoni zyrtare ne "Pallatin e Brigadave" iu dha ne shenje respekti dhe nderimi, per punen e palodhur dhe kontributin e rendesishem ne mbeshtetje te transformimeve progresive te ekonomise shqiptare, si nje ekonomi tregu dhe ndihmen e dhene njerezve ne nevoje. Presidenti Topi i dorezoi Grifin medaljen e larte, duke i shprehu njekohesisht urime dhe suksese ne punen e tij ne vijim. Nga ana e tij Grifin, ne fjalen pershendetese vleresoi mirenjohjen e treguar. "Sic e dini, puna qe kemi bere deri tani ka qene shume e madhe, po kemi perpara edhe nje pune shume me te madhe dhe sot ne kemi arritur qe te themelojme Fondin Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit. Presim me padurim, te gjithe ne e presim kete gje, qe te vazhdojme bashkepunimin me Shqiperine dhe me ju. Ju faleminderit shume", u shpreh ai.