Topi merr Honoris Causa ne Turqi
Presidenti Bamir Topi mori dje titullin Dr. Honoris Causa te Shkencave Politike nga kryetari i bordit drejtues te Universitetit Ajden dhe njekohesisht president i Unionit te Universiteteve Euroaziatike EURAS Mustafa Ajden ne kryeqytetin e Turqise Stamboll. Kete titull kreu i shtetit shqiptar e mori gjate pjesemarrjes ne Konferencen e Lidereve qe u organizua nga ky universitet prestigjioz turk. Ne konferencen ku merrte pjese edhe ministri turk i Bashkimit Europian Egemen Bawsh Topi mbajti nje ligjerate me teme Transformimi i Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne 20 vitet e fundit ne drejtim te zhvillimeve nderkombetare dhe bashkepunimit. Ne fjalen e tij pervec theksimit te marredhenieve historike miqesore mes Shqiperise dhe Turqise Topi u ndal dhe ne situaten aktuale ne vend. Sipas Presidentit pavaresisht problemeve qe shfaqen ne procesin e konsolidimit politik pas renies se komunizmit Shqiperia ka bere nje progres teper te madh. Shqiperia ka raporte politike aktive marredhenie ekonomike dhe klime miqesore bashkepunimi me te gjitha vendet ballkanike. Pavaresisht problemeve qe shfaqen ne procesin e konsolidimit politik ne teresi kemi nje ndryshim radikal pozitiv ne rritjen e kultures politike pjesemarrjes qytetare si dhe forcimit te shtetit te se drejtes dhe te institucioneve te pavarura kushtetuese deklaroi kreu i shtetit ne fjalen e tij. Topi theksoi se tashme klases politike shqiptare i lindin detyrime te planifikojne mire bashkejetesen e shqiptareve mes kufijve te ndryshem te vendit.
Ne gjithe kufijte e saj tokesore Shqiperia kufizohet nga qytetare shqiptare pjese administrative e zyrtare e shteteve te tjera fqinje. Ky perben nje faktor me rendesi qe e kushtezon zhvillimin dhe perparimin e Shqiperise edhe me evoluimin e gjendjes dhe modelit politik e shteteror ku jetojne edhe shqiptaret e tjere pra me kontekstin rajonal te transformimeve theksoi Topi. Ai foli edhe per Kosoven ne fjalen e tij duke theksuar se koha kerkon mendje te hapura energji integruese energji pozitive dhe distancim te qarte e te prere institucional e shoqeror ndaj cdo projekti apo mendesie arkaike qe kerkon te mbaje peng zhvillimet ne ndonje shtet apo zone te rajonit.
LAJMI FUNDIT Berisha para krereve lokale te PDQershorin qe vjen do te perseris 22 marsin 92 10 minuta me pare ... Kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbledhur sot pas shume ... PETRITSCH Dalja e shqiptareve te Lugines ne zgjedhjet e 6 majit ne Serbi ne interes te tyre 2 ore me pare ... Nefail MaliqiGjeneve - Beogradi duhet te kete kujdes me keto zgjedhje ... Thaci Nese ndryshojne kufijte nje shtet per te gjithe shqiptaret 17 ore me pare ... Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka deklaruar sot ne sallen ... Topalli Ke qene minister i diktatures. Ruci Lirova 1500 te perndjekur politike 1 dite me pare ... Replika te ashpra jane zhvilluar ne seancen e sotme plenare ... Ministri Haxhinasto vizite zyrtare ne Maqedoni 1 dite me pare ... Ministri i Jashtem dhe njekohesisht zv/kryeministri Edmond Haxhinasto do te ... Ambasadori danez Jensen Politika te plotesoje 12 kushtet e kerkuara nga BE 2 dite me pare ... Ambasadori danez ne vendin tone Karsten Ankjr Jensen uroi sot ...