E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi merr pjesë në festimet e 150-vjetorit të bashkimit të Italisë

TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi me Zonjën e Parë, Teuta Topi, të ftuar nga Presidenti i Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano morën pjesë sot në festimet zyrtare në Romë me rastin e 150-vjetorit të shpalljes së Bashkimit të Italisë.

Sipas njotimit për shtyp nga Presidenca, në ceremonitë solemne të organizuara me këtë rast në 65-vjetorin e Republikës Italiane dhe në Ditën e Festës Kombëtare, 2 qershor, ishin të pranishëm rreth dyzet e dy krerë shtetesh e drejtues qeverish të shumë vendeve evropiane, midis të cilëve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Zv/presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, drejtues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Në takimin me Presidentin Napolitano, Kreu i Shtetit shqiptar, pasi shprehu urimet për Festën Kombëtare dhe për 150-vjetorin të Bashkimit të Italisë edhe në emër të popullit shqiptar dhe vlerësoi nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve mes dy popujve tanë, që janë një bazë e fuqishme për forcimin e mëtejshëm të miqësisë, përparimit dhe begatisë së dy vendeve tona fqinje.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›