Topi, mesazh Sejdiut për zgjedhjet në Kosovë
TIRANE- Presidenti Topi përshëndeti me një mesazh të veçantë homologun e tij kosovar, Fatmir Sejdiu për mbarëvajtjen me sukses të zgjedhjeve vendore të 15 nëntorit.
“Populli i Kosovës, të gjitha subjektet politike pjesëmarrëse dhe strukturat organizuese të zgjedhjeve dëshmuan ditën e diel dhe më tej, pjekuri dhe përgjegjësi qytetare e politike, treguan në mënyrë të pakundërshtueshme se janë të aftë të ndërtojnë një shoqëri të barabartë dhe të lirë për shtetasit e saj”, - citohet mesazhi i Presidentit, publikuar në faqen zyrtare të Presidencës. Sipas tij, Kosova me këto zgjedhje provoi rëndësinë e saj si faktor stabiliteti e sigurie në rajon, dhe “garantoi partnerët ndërkombëtarë se është e vendosur në integrimin e saj euroatlantik”. Topi në këtë mesazh e siguroi Sejdiun për mbështetjen që Shqipëria do t’i japë Kosovës në njohjen e mëtejshme ndërkombëtare të pavarësisë së saj.
“Zoti President, dëshiroj edhe një hërë që në këto momente të rëndësishëm për popullin e Kosovës t’ju shpreh qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë për të mbështetur Kosovën në hapat e saj të njohjes ndërkombëtare dhe për të zhvilluar e thelluar marrëdhëniet e shkëlqyera e miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve tona” thekson kreu i shtetit shqiptar në mesazhin e tij.
(s.g/BalkanWeb)