Cana “takohet” me Venger: Të shtunën do “hakmerrem”
LONDER- Lorik Cana ka një duel personal për të fituar në ndeshjen e së shtunës mes Sandërlendit dhe Arsenalit, që do të luhet në “Stadium of Light”. Futbollisti i kombëtares shqiptare do të ketë përballë një njohje të vjetër si Arsen Venger, një trajner që kur kosovari ishte me të rinjtë e Lozanës, e kërkoi për provë në Londër. Historia është tashmë e njohur: Cana ishte një emigrant ilegal dhe nuk kishte dokumenta të udhëtonte drejt Anglisë, ku do të provohej në një nga ekipet më me emër të Evropës. Por, kontaktet e kosovarit me menaxherin e famshëm francez nuk mbetën aty.
Venger e kishte disa herë në planet e tij kur mesfushori kuqezi luante me Marsejën, por asnjëherë nuk bëri një ofertë konkrete. “Arsenali është pa dyshim një skuadër shumë e mirë, por ne luajmë më të përqendruar ndaj ekipeve të mëdha dhe ndoshta mund të fitojmë”, tha Cana në një intervistë të gjatë për uebsajtin e klubit.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)