Bildt: Maqedoni-Greqi, zgjidhje për emrin më 7 dhjetor
BRUKSEL- Bashkimi Evropian shikon shumë pozitvisht në mundësinë për kompromis mes Greqisë dhe Maqedonisë për kontestin për emrin deri në takimin e ardhshëm të ministrave të punëve të jashtme më 7 dhjetor, deklaroi sot në Bruksel, Karl Bildt, shefi i diplomacisë i kryesuesit aktual me BE-në, Suedisë.
Bildt, porositi se është në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrat Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu dhe se sipas tij, kompromisi është afër.
Ai nuk pajtohet me raportet e mediave se pozicionet mes Shkupit dhe Athinës asnjëherë nuk kanë qenë më të largëta. I ftoj edhe njëherë të dy palët ta zgjidhin çështjen.
"Kjo është çështje bilaterale, por mendoj se është vlerësim i gabuar i mediave se situata është e keqe. Kjo duhet të zgjidhet në mënyrë bilaterale, ka mediator të KB-së, duhet të jetë i përkrahur. Bisedova edhe me Gruevskin edhe me Papandreun për rëndësinë e çështjes, mendoj se të dytë e dinë sa është kjo e rëndësishme, ka vullnet nga të dy palët për përparim, tash ka mundësi të mirë dhe vetëm mund t'i ftoj Athinën dhe Shkupin të investojnë përpjekje që ta shfrytëzojnë", thotë Karl Bildt.
(m.a/ina/BalkanWeb)