Përleshje në Greqi, mijra vetë marshojnë në Athinë
ATHINE- Përleshje të dhunshme kanë ndodhur në Greqi në ditën përkujtimore të revoltës studentore të nëntorit 1973, që u shtyp me dhunë nga junta ushtarake që qeveriste atë kohë Greqinë.
Mjëra vetë morën pjesë në një marshim masiv në kryeqytetin grek Athinë, ndërsa më shumë se 6000 oficerë policie ishin dislokuar për të monitoruar këtë protestë.
Protesta e nisur nga studentë dhe punëtorë u shfrytëzua dhe nga aktivistë antiluftë dhe anarshistë, të cilët vazhdimisht zhvillojnë protesta dhe sulme në Greqi. Grupet anarshiste nisën të qëllonin me gurë dhe objekte të tjera policinë dhe shkatërruan makinat në qendër të Athinës.
Më shumë se 12 mijë vetë protestuan para Ambasadës Amerikane në Athinë paqësisht, por më pas turma u bë e dhunshme. Protestuesit akuzojnë SHBA-të për mbështetjen e juntës ushtarake në revoltën e vitit 1973.
Dhjetra vetë u vranë atë kohë kur tanket hynë në dyert e Universitetit Politeknik të Athinës dhe në rruget rreth tij. Revolta paralajmëroi fundin e diktaturës së viteve 67-74.
Këtë vit protestuesit në pankartat e tyre kujtuan dhe 6 dhjetorin e vitit të shkuar kur një adoleshent u vra nga policia, një ngjarje që nxiti protesta masive në gjithë vendin.
Policia ka arrestuar për protestën e fundit 12 të rinj të cilët mbanin bomba artizanale dhe hodhën gurë ndaj policisë. 30 oficerë dhe një protestues janë plagosur lehtë në këto përleshje.
(e.n/BalkanWeb)