E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët australianë ndajnë me sukses binjaket siameze

MELBURN- Mjekët australianë në Melburn kanë ndarë me sukses binjaket e bashkuara në kokë, pas një operacioni maratonë. Sipas mjekëve ndarja e binjakeve ishte një arritje e madhe. Kreu i spitalit të fëmijëve në Melburn tha se gjithçka kishte shkuar mjaft mirë dhe dy vajzat për momentin gëzojnë shëndet të plotë. Operacioni zgjati 25 orë dhe në të morën pjesë 16 kirurgë dhe infermiere. Por puna ende nuk ka mbaruar, një ekip kirurgësh plastikë do të thirren për të rindërtuar kafkat e vajzave , ndërkohë që tashmë indet janë lidhur dhe janë funksionale.
Do të duhen në fakt disa ditë përpara se mjekët të festojnë këtë operacion pasi komplikacionet pas operacionit mund të jenë të rrezikshme për të dyja vajzat.
Binjaket u sollën në Australi nga jetimorja e Bangladeshit në vitin 2007. Prindërit i braktisën për shkak të pamjes së tyre. Dy vullnetarë australianë arritën të gjenin paratë e mjaftueshme për këtë operacion.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›