Topi mesazh falenderimi presidentit George Bush
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh mirënjohjeje Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Ë. Bush me rastin e ratifikimit të Protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Senati amerikan. Në letrën e tij kreu i shtetit shqiptar ka falenderuar presidentin dhe popullin amerikan për mbështejtjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Shqipërisë në aspiratën për të qënë pjesë e pandashme e strukturave euroatlantike. “Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tim dhe të gjithë popullit shqiptar për kontributin e pazëvendësueshëm dhe mbështetjen Tuaj të vazhdueshme për anëtarsimin e Shqipërisë në NATO, promovimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona dhe implementimin e demokracisë e sigurisë në Shqipëri dhe në rajon. Shpreh bindjen time të plotë se kjo ngjarje e rëndësishme është vlerësim i qëndrimit dhe i dëshirës së popullit tim për më shumë liri, demokraci, siguri dhe zhvillim në vendin tim dhe në rajon, është mbështetje për reformat e thella që ne po kryejmë në Shqipëri, është nxitje për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, - thuhet në mesazhin e presidentit Topi. Ndërkohë që ndaj kësaj ngjarje ka reaguar edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli e cila nuk ka nguarruar ta cilësojë ratifikimin e protokollit nga SHBA si një vlerësim për reformat që ka realizuar qeveria, kjo falë edhe rolit konstruktiv që ka luajtuar opozita. “U kapërcye pragu i shpresës. Brenda Kuvendit veç maxhorancës edhe opozita ka kontributin e saj per ecjen përpara të reformave”, - u shpreh Topalli.