E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi, mesazh pas aktit te pavaresise

Rozeta Rapushi
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, do i ndjeke nga "zyra" e tij momentet e shpalljes se pavaresise se Kosoves e pritet qe te reagoje me nje deklarate pas ngjarjes historike. Zedhenesja e kreut te shtetit, Mimoza Kociu, tha dje per gazeten se momentalisht Presidenti nuk ka axhende udhetimi per ne Kosove, duke pranuar se do te festoje ketu. Sipas saj, pritet nje reagim i mundshem nepermjet nje deklarate e Presidentit Topi menjehere pas shpalljes se pavaresise, por gjithnje kjo ne varesi te ecurise se ngjarjeve aty. Nga te dhenat e institucioneve, rezulton se asnje prej krereve te shtetit shqiptar nuk do te jete ne Kosove per ngjarjen e madhe. Pavaresisht reagimeve te mundshme qe do te vijne pas shpalljes se saj, drejtuesit e vendit do te ndjekin me vemendje prej ketej ngjarjen historike. E reagimet do te vijne vetem pas berjes zyrtare te shpalljes se pavaresise nga autoritet kosovare. Presidenti Topi, me ardhjen ne krye te vendit, ka lobuar vazhdimisht per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Tre jave me pare, ai zhvilloi viziten e pare zyrtare si President i vendit ne Kosove, ku zhvilloi takime te rendesishme. Ne te gjitha prononcimet e tij publike per ceshtjen e Kosoves, kreu i shtetit shqiptar eshte shprehur per zgjidhjen sa me shpejt te statusit te saj. Presidenti eshte shprehur i bindur se institucionet e Kosoves do te dine si ta menaxhojne gjendjen ne vend pas aktit te shpalljes se pavaresise, qe tashme eshte ceshtje oresh. Ne krah te autoriteteve kosovare, Presidenti Topi ka vene gjithnje ne dukje se pavaresia do i hape perspektiva te reja bashkepunimi Kosoves dhe vendeve te tjera. Ne kete linje pritet te jete edhe urimi apo qendrimi qe kreu i shtetit do te kete pas shpalljes se pavaresise. Institucionet shqiptare jane shprehur se do te jene nder te parat qe do te njohin pavaresine e Kosoves e statusin e saj. Si dhe kane shprehur besimin se ne Kosove nuk do te kete destabilizim te situates. Madje, kreu i shtetit, Topi, ne viziten e tij ne Kosove shprehu bindjen se ashtu si Shqiperia dhe vendet e tjera te Ballkanit, do te jene pjese e aspirates euroatlantike.

Reagimi
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, pritet te reagoje me nje deklarate pas shpalljes se pavaresise se Kosoves. Burimet zyrtare nga presidenca bene te ditur se deri me sot, nuk behet fjale per ndonje levizje te Presidentit ne Kosove. Cka do te thote se prej ketej kreu i shtetit do te ndjeke zhvillimet e momentet historike te shpalljes se pavaresise.

Qendrimi
Nga ardhja ne krye te vendit e deri me sot, Presidenti Bamir Topi ka lobuar ne favor te zgjidhjes se statusit te Kosoves. Qendrimin e tij pro pavaresise e zgjidhjes se statusit, kreu i shtetit ja beri te ditur personalisht dhe autoriteteve kosovare ne viziten e tij para disa javesh, e para si President i Shqiperise.

Institucionet, te mbushura me flamuj
Prag-pavaresia e Kosoves, ndihet dhe ne Shqiperi e vecanerisht institucione. Ndonese dite pushimi, kreret e institucioneve jane kujdesur per te dekoruar me flamuj kuqezi ambientet ne shenje solidarizimi me festimet ne Kosove. Me ne sy te bie institucioni i Kuvendit. Ne pjesen ballore te tij, nga ana e bulevardit "Deshmoret e Kombit", Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vene 13 flamuj kuqezi. Po keshtu edhe Kryeministria, ishte dekoruar me kujdes me flamuj shqiptare, ne pritje te shpalljes se pavaresise. Atmosfera festive po ndjehet kudo, duke paraprire ne kete menyre dhe festen e dites se sotme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›