E Diel, 1 Nëntor 2026

Festimet kane nisur ende pa u shpallur pavaresia

Qytetaret e Kosoves kane filluar qe te premten te festojne ate qe ata e cilesojne pavaresi te vendit te tyre, ende pa u shpallur ajo. Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ne nje konference shtypi te premten, ku ishin te pranishem disa qindra gazetare, nuk ishte ne gjendje te thoshte se kur do te shpalljes pavaresia. Qytetare te shumte qe pasditen e se premtes dolen neper rruget e Kosoves, duke u rene borive te makinave dhe duke brohoritur "Pavaresi, pavaresi". Prishtina dhe shume qytete tjera te Kosoves, qe kane nisur atmosferen festive, jane stolisur me flamuj kombetare, amerikane e britanike.
Mbi nje mije gazetare ne Kosove
Qindra gazetare e fotoreportere nga mbare bota po ndjekin zhvillimet lidhur me percaktimit e statusit te Kosoves. Sipas tyre, ky interesim vjen pasi ngjarja kryesore ne rajon eshte Kosova dhe statusi i saj. Ne Prishtine eshte krijuar "Qendra Mediale" ne te cilen jane akredituar me shume se 600 gazetare, nderkohe qe numri i tyre po rritet nga ora ne ore. Qysh te premten Kosova ka qene lajmi kryesor i mediave te medha nderkombetare, sic eshte BBC, CNN, AP, FP, ARD, VOA etj. Te gjitha keto shtepi informative tashme kane derguar ekipet e tyre ne Kosove. Interesim i jashtezakonshem per zhvillimet qe lidhen me vendimin per statusin kane treguar edhe media te rajonit, duke perfshire ketu edhe ekipe te shumta gazetaresh nga Serbia, Maqedonia, Shqiperia, Greqia, Kroacia, Mali i zi.
Kosova realizon sot endrren per pavaresi
Prishtinasit kane filluar te festojne shpalljen e pritshme te pavaresise. Ne zhurmen e borive, makina te shumta po pershkojne ne keto momente rruget e kryeqytetit te Kosoves, nderkohe qe njerezit qe qendrojne brenda tyre mbajne ne duar flamurin kombetar si dhe flamujt e SHBA-se dhe BE-se. Shume banore, por edhe shume makina jane te 'veshur' me flamurin kombetar sikunder dhe me tullumbace te kuqe, ku gjithashtu eshte stampuar flamuri kuq e zi. Duket se numri i banoreve te kryeqytetit kosovar eshte shumefishuar jo vetem nga perfaqesuesit e shumte te medias boterore qe ndodhen ketu, por edhe nga shume emigrante qe kane ardhur nga te gjitha vendet ku jetojne shqiptare.
Ne fakt e gjithe situata duket krejt ndryshe nga mengjesi i sotem, kur Prishtina u gdhi e qete dhe te jepte pamjen e nje qyteti tipik perendimor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›