E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi të shpallë 4 prillin si “Ditë e NATO”-s

Në emër të Këshillit Atlantik të Shqipërië, uroj të gjithë shqiptarët kudo që janë në Shqipëri, Kosovë dhe të gjithë rajonin tonë të Ballkanit për anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut më 1 prill të këtij viti kur Ambasadori ynë në Ëashington DC dorëzoi pranë Qeverisë amerikane Protokollet e Anëtarësimit të Shqipërisë në këtë Aleancë.
Më 4 prill, në nisje të punimeve të Mbledhjes së Nivelit të Lartë të NATO-s në Strasbourg e Kehl kjo ngjarje madhore u kremtua zyrtarisht në çastin kur Presidenti amerikan Zoti Barak Obama, i jep Presidentit Shqiptar, Zotit Bamir Topi, dokumentin e Traktatit të Ëashingtonit. 
Me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO fillon një faqe re në historinë moderne të Shqipërisë. Më në fund, pas përpjekjesh shumëshekullore të elitave politike të shqiptarëve për pavarësi shtetërore, pas thuajse një shekulli luhatjesh gjeopolitike si shtet i pavarur, Shqipëria bëhet pjestare e bashkësisë së shteteve demokratikë të hapësirës gjeopolitike Euroatlantike. Me anëtarësimin e saj në NATO Shqipëria rrit në mënyrë cilësore fuqinë e saj si shtet duke krijuar horizonte të rinj në marrëdhëniet ndërkombëtare në dobi të zhvillimit të saj .
Madhështia historike e këtij anëtarësimi është në thelb e dyfishtë, sepse nga njera anë, Shqipëria por edhe shqiptarët si komb u vlerësuan e u pranuan si pjesë e qytetërimit Euroatlantik të mbështetur mbi vlera të përbashkëta të organizimit shtetëror demokratik dhe, nga ana tjetër, Shqipëria u bë më e sigurtë jo si çdo lloj shteti por si shtet demokratik dhe për një të ardhme afatgjatë. Këtej e tutje për sigurinë e Shqipërisë e të shqiptarëve dhe të shtetit të tyre demokratik do të mendojnë e veprojnë një bashkësi e përbërë nga 28 shtete demokratikë e ndoshta më shumë në të ardhmen.                 
Rëndësia e këtij anëtarësimi është e shumëfishtë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO krijon një mjedis më të sigurtë për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, përshpejton përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, rrit përgjegjësinë e elitës politike të Shqipërisë për zhvillimin e vendit, rrit fuqinë e ndikimit të Shqipërisë në rajon dhe përtej tij si aktor politik që është pjesë e vendimarrjeve të rëndësishme të politikës ndërkombëtare, përbën mbështetje për Republikën e re të Kosovës, e bën më të sigurtë të gjithë rajonin e Ballkanit, i shërben NATO-s për të kryer me sukses rolin e saj të ri në mbrojtje të sigurisë Euroatlantike e ndërkombëtare.   
Mendoj se është e rëndësishme të theksoj fort në këtë deklaratë për shtyp se Shqipëria e ka merituar plotësisht anëtarësimin në NATO si fryt i përpjekjeve të të gjithë aktorëve të politikës shqiptare në të gjithë këta vite në demokraci, si fryt i përpjekjeve të ushtarakëve shqiptarë për reformimin dhe aftësimin e ushtrisë shqiptare në përmbushje të rolit të saj të ri brenda vendit dhe në misionet ndërkombëtarë të NATO-s dhe si fryt i një mbështetjeje shumë të gjerë popullore. Në fjalën e tij të djeshme Presidenti amerikan, Zoti Barak Obama, dhe udhëheqës të tjerë të vendeve anëtarë të NATO-s shprehën vlerësimin e tyre të lartë pikërisht për reformat e mëdha të kryera nga Shqipëria si merita të anëtarësimit të saj në NATO.   
Është e natyrëshme që, si President i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, të shpreh  sot mirënjohje për mbështetjen e përherëshme që qytetarët shqiptarë dhanë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, për Forcat e Armatosura të Shqipërisë të cilat, me sakrifica të shumta, janë shndërruar në pjesë e respektuar e NATO-s kudo që kanë dhënë ndihmën e tyre për sigurinë Euroatlantike ose ndërkombëtare, për elitën politike të Shqipërisë e cila ka qenë përherë e bashkuar për arritjen e synimit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, për qeverinë e tanishme dhe Kryeministrin Berisha të cilët e përshpejtuan dhe e përmbyllën me suskes këtë anëtarësim.
Më lejoni të shpreh mirënjohjen time më të lartë, gjithashtu, për të gjithë vendet anëtarë të NATO-s dhe në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuar të Amerikës për ndihmën e pakursyer e të përherëshme që i dhanë vendit tim për anëtarësimin në NATO.
Mirënjohje e falënderime të shumta dëshiroj t’u shpreh NATO-s e Sekretarit të saj të Përgjithshëm, Zotit Jaap de Hoop Scheffer, dhe Presidentëve amerikanë, Zotërinjve George W. Bush dhe Barak Obama për përkrahjen e shumëfishtë të Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO. 
Në fund, por jo për nga rëndësia do të doja të falënderoj të gjithë anëtarët e Këshillit Atlantik të Shqipërisë që në 15 vjet që nga themelimi i kësaj organizate kanë punuar për informimin e publikut shqiptar mbi NATO-n, rolin e saj në dobi të sigurisë ndërkombëtare dhe integrimin e shqipërisë në NATO. Pas anëtarësimit në NATO, puna e Këshillit Atlantik të Shqipërisë bëhet më e rëndësishme dhe më e madhe.  
Dyke e mbyllur këtë përshëndetje, do të doja të përsërit propozimin tim në fjalën e mbajtur në Kuvend me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO për të shpallur me ligj njerën prej ditëve të para të prillit 2009 si “Ditë e NATO”-s.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›