E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqiptarët optimistë se do tu përmirësohet jetesa”

Në një sondazh të agjencisë së lajmeve BalkanWeb, pyetjes “Do të permirësojë jetën e shqiptarëve integrimi në NATO?” , mbi 60% e votuesve i jane pergjigjur "Po" kesaj pyetje, duke lene shume pas pergjigjen "Jo" 

TIRANE-Shqiptarët e presim me optimizëm hyrjen e Shqipërisë në NATO, pasi shpresojnë se anëtarësimi në Aleancë do të përmirësojë jetën e tyre. Në një sondazh të agjencisë së lajmeve BalkanWeb, pyetjes “Do të permirësojë jetën e shqiptarëve integrimi në NATO?” në totalin e 2 871 votave, rreth 1 937 vota ose 76.5 përqind e tyre i janë përgjigjur “Po” pyetjes. Vetëm 934 vota ose 32.5 për qind e votave i ishin fokusuar përgjigjes “Jo”.
Shqipëria pas ftesës për në NATO të marrë në Samitin e Bukureshtit vitin e kaluar, këtë vit në Samitin e Strasburgut mori pjesë si anëtare me të drejta të plota në mbledhjen e Aleances. Krerë të shtetit e quajtën këtë event, si më historikun që pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Edhe opozita e përshendeti hyrjen e Shqipërisë në Aleancën ushtarake të Atlantikut Verior, por u shpreh skeptike në punën që duhet të bëjë qeveria aktuale në mbajtjen e përgjegjësive që shtrohen përpara shtetit më të ri të NATO-s. Por, shumica e lexuesve të BalkanWeb në sondazhin e paraqitur janë optimistë, dhe shprehën me votën e tyre se presin shumë nga anëtarësimi në NATO.

Sondazhi

Do të permirësojë jetën e shqiptarëve integrimi në NATO?

Po 1937 (67.5%)
Jo     934 (32.5%)

Totali votave: 2871

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›