Topi nderon Shefer me urdhërin Gjergj Kastriot Skënderbeu
2 muaj përpara përfundimit të mandatit, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka zhvilluar vizitën e lamtumirës në Shqipëri. Presidenti Topi ka nderuar Shefer me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” gjatë një ceremonie në Pallatin e Brigadave.
TIRANE- Shqipëria nderon me urdhërin më të lartë, Sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Shefer. Presidenti Topi i dorëzoi, gjatë vizitës së lamtumirës në Tiranë, Sekretarit të përgjithëm urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në emër të popullit dhe shtetit shqiptar, për kontributin në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Në ceremoninë e organizuar në Pallatin e Brigadave ka marrë pjesë ish presidenti Moisiu, ministra të kabinetit qeveritar si dhe deputetë të kuvendit.
Gjatë kryesimit të Shefer, Shqipëria finalizoi rrugën e saj drejt Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ai u shpreh krenar për urdhërin e marrë nga presidenti Topi, ndërsa siguroi se NATO do të forcojë marrëdhëneniet me anëtaren e saj me të re, Shqipërinë.
"Jam shumë krenar që qëndroj përballë flamujve të këtij kombi krenar, të Shqipërisë dhe të NATO-s. Gjithashtu, jam shumë krenar që po marr këtë medalje të lartë sot në Shqipëri, në Tiranë, pak kohë më vonë pasi ne patëm kënaqësinë të mikpresim Shqipërinë si anëtare në Aleancë", tha Scheffer pas marrjes së decorates.
(e.n/BalkanWeb)