Topi ne Ankara, per zhvillimet ne rajon

Ne qender te bisedimeve do te jete situata ne rajon, por vizitat e zyrtareve te larte shqiptare ne Turqi kane patur gjithmone nje rendesi te posacme qe lidhet me raportet shekullore mes dy vendeve.
Shenje e kesaj, pjesemarrja e presidentit Topi ne seancen plenare te Parlamentit turk, qe do te shqyrtoje dhe do te miratoje protokollin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO.
Turqia eshte nje vend i rendesishem i Aleances, jo anetar i Bashkimit Europian, me te cilen Shqiperia ka nenshkruar qe ne korrik te vitit 92 nje marreveshje ushtarake.
Klauzola te kesaj marreveshjeje parashikonin nje angazhim ushtarak te Turqise ne rast agresioni ndaj Shqiperise.
Kjo klauzole garancie perben edhe thelbin e Nenit 5 te traktatit te Atlantikut te Veriut, sipas te cilit agresioni ndaj nje anetari te NATO-s konsiderohet nje agresion ndaj tere Aleances.
Vitet e fundit Turqia eshte shfaqur si nje partner i rendesishem edhe per faktin e investimeve strategjike turke ne telekomunikacion, investime ne industrine e rende, ne ndertim dhe ne arsim.
Por vizita nuk do t’i shpetoje rendesise se momentit edhe per Prishtinen. Turqia ishte nje nga mbeshtetesit kryesore te pavaresise se Kosoves dhe opinioni i Ankarase ne debatin per misionin EULEX dhe planin e Ban Ki Moon eshte i rendesishem edhe jashte selise se Pallatit te Qelqte.