Hiri vullkanik, Tirana anulon disa fluturime
TIRANE- Kaosi i trafikut ajror për shkak të reve të hirit vullkanik i prodhuar nga shpërthimi i vullkanit në jug të Islandës i cili ka përfshirë gati gjysmën e Europës, ka prekur dhe Shqipërinë, e gjithë gadishullin ballkanik. Organizata evropiane për sigurinë e trafikut ajror Eurocontrol ka bërë të ditur se bllokimet e trafikut ajror vazhdojnë edhe sot në një pjesë të madhe të kontinentit evropian.
Madje ka të ngjarë që këto bllokime të vazhdojnë për "disa ditë", theksoi shoqata e administruesve të trafikut ajror, Canso, citon AFP
Zyrtarë nga aeroporti “Nënë Teraza” në kryeqytet bëjnë të ditur se sërish sot janë anuluar fluturimet drejt Vjenes ne Austri, Budapestit ne Hungari, aeroportit te Mynihut eFrankfurtin ne Gjermani, dhe Bolonjes e Trevizos ne Itali. Aeroporti konfirmoi se anulimi i fluturimeve do te bejet deri ne nje njoftim te dyte. Edhe gjatë ditës së djeshme disa fluturime ishin pezulluar për shkak të resë së hirit që ka mbuluar thuajse gjithë qiellin Europian.
Bllokimi i trafikut ajror ne Europe
Në Gjermani mbyllja e hapësirës ajrore gjermane do të vazhdojë për të paktën deri sot në orën 12:00.Të 16-të aeroportet ndërkombëtare të Gjermanisë do të qëndrojnë të mbyllur për trafikun ajror gjashtë orë më tepër nga sa ishte parashikuar.
Në Austri ka një mbyllje graduale e aeroporteve të premten duke filluar nga ora 16:45 GMT.Në vendet baltike hapësira ajrore e mbyllur. Në Belgjikë hapësira ajrore e mbyllur deri të shtunën në orën 18:00 GMT.
Bullgari: Aroporti i kryeqytetit Sofje anuloi të gjitha fluturimet e parashikuara për të premten.
Danimarkë: hapësira ajrore e mbyllur deri të shtunën në orën 14:00 (12:00 GMT).
Finlandë : Anulimi i fluturimeve do të vazhdojë deri të dielën në orën 12:00 GMT.
Francë: Të tre aeroportet e Parisit, Roissy, Orly dhe Bourget si dhe 11 aeroporte të tjerë të Francës do të qëndrojnë të mbyllur deri në orën 14:00 (12:00GMT) të ditës së sotme, ndërsa 12 aeroporte të tjerë janë parashikuar të mbyllen nga dje në mbrëmje deri sot.
Britani e Madhe: Londra do të vazhdojë t'i mbajë mbyllur pjesën më të madhe të hapësirës së saj ajrore deri sot në orën 18:00 GMT dhe vendosi përsëri kufizime ajrore në Skoci, njoftuan shërbimet britanike të kontrollit ajror (NATS).
"Parashikimet aktuale tregojnë se situata po keqësohet për të gjithë ditën e sotme", shtoi NATS.
Hungari : Hapësira ajrore e mbyllur duke filluar nga ora 17:00 GMT.
Vala e pezullimeve dhe reduktimeve të fluturimeve ajrore ka përfshirë dhe vendet fqinje, Greqinë, Kroacinë dhe Maqedoninë.
(s.g/ atsh/Balkanweb)