E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspertët: Ndjekje penale negociatorëve te paktit detar

TIRANE- Anëtarët e ekipit negociator të palës shqiptare që nënshkruan marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, jo vetëm nuk duhet të jenë më pjesë e administratës publike shqiptare, por duhet të kalojnë për ndjekje penale. Ky është apeli që bëjnë njëzëri figurat kryesore të qarqeve akademike, ushtarake e politike që kundërshtuan me forcë miratimin e paktit detar.

"Gazeta Shqiptare" publikon sot në kryeartikullin e saj me titull Ekspertët: Ndjekje penale për negociatorët e paktit detar” të gazetarit Tedi Blushi komentet e Prof. Dr. Asc Myslym Pasha, kolonel Besnik Bakiut, politikanit Sabri Godo, Pellumb XHufi, Pajtim Bellos , gjeneral Armand Vincanit dhe Vladimir Bejes. për mosmiratimin e kësaj marrëveshjeje; vendimin e zbardhur të Gjykatës Kushtetuese që e shfuqizoi si anti-kushtetues paktin detar me Greqinë si edhe hapat që sipas tyre duhet të ndërmarrë tani qeveria dhe drejtësia shqiptare lidhur me këtë çështje.
(Deklaratat e tyre mund ti lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›