Kinemaja italiane e viteve 50-70, për publikun e Tiranës
TIRANE- Sezoni i madh i eventeve “Dy popuj, një det, një miqësi” promovuar nga Ambasada Italiane në Tiranë ka celur në ambientet e muzeut historik kombëtar ekspozitën kinematografike “Vështrime italiane”.
I pranishëm në këtë eveniment kulturor ishte dhe ambasadori italian Saba Delia. Kjo ekspozitë që promovohet me rastin e 20 vjetorit të Koperacionit italian në Shqipëri konsiston në shfaqjen e 8 filmave, kryevepra të kinematografisë italiane në vitet 1950-1970 që ilustrojnë kuadrin historik e shoqëror të Italisë së atyre viteve. Në fjalën e tij përshëndetëse ambasadori Delia është shprehur i kënaqur për këtë iniciativë në kuadër të evenimenteve që po promovohen këto kohë.
“Këto aktivitete vijnë dhe janë në një linjë në mardhëniet mes dy vendve fqinjë , të raporteve sociale në të gjitha aspektet. Janë një seri filmash që po prezantohen dhe ideja është të tregojmë atë ngjashmëri mes dy vendeve dhe problemeve të ngjashme sic është emigracioni në Italinë e Jugut drejt Zvicrës dhe sot për shqiptarët emigracioni drejt Greqisë, Italisë por dhe drejt kontinenteve të tjera. ” theksoi ambasadori italian.
Ekspozita “Vështrime italiane” ka për qëllim të verë theksin në dëshminë e një shoqërie me evolucion të thellë, vitet e rindërtimit, të kulmit ekonomik dhe të të gjitha atyre kontradiktave që kanë karakterizuar shoqërinë italiane të asaj periudhe.
(e.n/News24/BalkanWeb)