E Shtunë, 31 Tetor 2026

7-8 Marsi festohet edhe nga bashkëatdhetarët në Uster

Festat e 7 dhe 8 Marsit, por dhe 1 vjetori i shoqatës Atdhetare Kulturore “Kombi”, janë festuar me një spektakël në qytetin e Usterit të SHBA-së, ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh, i katërti për nga madhësia numerike mes shumë etnive që e karakterizojnë këtë qytet amerikan. Spektakli u organizua dje pasdite, në mjediset e klubit “Univers”, nga shoqata Atdhetare Kulturore “Kombi”. Një vit veprimtari çmohet si përpjekje e bashkëpunimit të grupit nismëtar që mbështeti ngjarjet e vitit të kaluar, kur Kosova u shpall e pavarur dhe kur Shqipëria mori ftesën e anëtarësimit në NATO. Këto dy ngjarje ndërgjegjësuan bashkëatdhetarët tanë për të mbështetur një platformë objektivash dhe detyrash që çuan ne konkretizimin e ngritjes për herë të parë në Uster të flamurit shqiptar dhe shpalljen e 28 Nëntorit 2008 si ditë zyrtare e bashkësisë shqiptare. Në këtë mbrëmje festive, përmes projeksionit të përgatitur nga “Tirana-Sudio”, u përcollën mbresa të rritjes dhe bashkëveprimit gjatë një viti të shoqatës “Kombi”. Rruga e nisur duket premtuese dhe kështu në këtë veprimtari u bë njohja me Forumin e Gruas, një organizëm i ri brenda shoqatës që do të merret kryesisht me mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve. Nën shoqërinë e grupit muzikor “Alegria”, bashkëatdhetarët shqiptarë në Uster treguan dhe njëherë përpjekjet për të mbajtur fort lidhjet me Shqipërinë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›