E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në Shkup, vijon dita e dytë e takimeve

SHKUP- Presidenti Bamir Topi vazhdon diten e dyte te takimeve ne Maqedoni, ku prej te merkures ne mbremje ndodhet per nje vizite treditore.

Axhenda e presidentit shqiptar vazhdon sot me një takim dhe kafe me presidentin Ivanov në qendër të Shkupit. Më pas presidenti Topi do të marrë pjesë në hapjen e Panairit me produkte vendore dhe investime të huaja në Shkup.

Pasdite Topi do te zhvendoset në Tetovë, në takimet me liderët e partive shqiptare. Presidenti Topi fillimisht do të qëndrojë në selinë e PDSH-së në takimin me kreun e kësaj partie Menduh Thaçi, ndërsa më pas vijon takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në kuadër të vizitës, presidenti Topi pasdite do të vendos lule në memorialin e Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, Mehmet Pashë Derralla në fshatin Gradec të Gostivarit. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›