E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi në Turqi, Berisha në Vaqarr

Topi-Gul

Presidenti Bamir Topi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi më 10-11 tetor, ku do të takohet me homologun e tij, Abdullah Gul, si dhe me personalitete të tjera të larta.

Takimi vjen vetëm pak ditë pas një tjetër vizite të rëndësishme të presidentit në Austri.

E ndërsa presidenti Topi zhvillon takime të rëndësishme në disa vende me peshë, kryeministri Berisha është izoluar komplet dhe të vetmet takime që ai zhvillon, janë inagurimet e rrugëve në fshatra si Gjinari apo Vaqarri.

Madje, edhe në samitin e OKB-së, Berisha i vodhi vendin Topit dhe ky i fundit nuk shkoi fare.

Berisha që prej vrasjeve në 21 janar, nuk është ftuar nga asnjë vend dhe personalitet dhe për më tepër nuk është vizituar as në Shqipëri. Të vetmet takime që ka zhvilluar, kanë qenë ato të partive të djathta dhe samitin e OKB-së, në të cilat nuk të fton askush.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›