E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lampard u kthehet penaltive

Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, është i gatshëm të rimarrë detyrën e gjuajtjeve nga pika e bardhë që nga ndeshja e ardhshme, ajo kundër Manchester United gjatë kësaj fundjave.

Chelsea arriti të rikthehet nga disfata minimale e pjesës së parë të ndeshjes, duke barazuar në pjesë të dytë me anë të Drogba, i cili në fund të ndeshjes humbi një penalti që mund t`ua kishte sjellë fitoren Bluve.

Lampard tani zotohet se gjatë kësaj jave ai do të praktikojë gjuajtje të penaltive dhe se që nga ndeshja e ardhshme ndaj United do të jetë në gjendje të marrë përgjegjësinë.

"Jam stërvitur dy ditë këtë javë dhe nuk kam praktikuar penalti për tre muaj. Gjithmonë më pëlqen t`i marr përsipër penaltitë dhe mendoj se do të ishte gabim për mua të vij dhe të përpiqem të marr meritat personale duke shënuar golin e fitores, para se ta bëjë atë Didi, i cili ka qenë në formë dhe ka luajtur dhe i ka gjuajtur ata dhe i ka shënuar".

"Shpresoj, mund të stërvitem gjatë kësaj jave dhe të kthehem t`i gjuaj sërish penaltitë", ka thënë Lampard.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›